Në Ramazan, Myftinia e Shkupit çdo të diele organizon tribuna shkencore

Myftinia e Shkupit çdo të diele orgnizon tribuna shkencore, njoftojnë nga kjo myftini gjatë muajit të Ramazanit.

Sot mysafir nga Republika e Kosovës në xhaminë ‘Isa Beu’ ishte nutricionisti i mirënjohur Dr. Agron Rexhepi.

Programi filloi me leximin e ajeteve Kur’anore nga hafizi Hfz. Xhemail ef. Nuhiu, fjalë mirëseardhëse në emër të xhematit kishte hatibi i xhamisë Muharem ef. Ismaili ndërsa një hyrje shkencore dhe shpirtërore temës në fjalë i bëri Myftiu u Myftinisë së BFI në RMV – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili.

Tema ‘’Agjërimi dhe Shëndeti’’ në detaje dhe e ndarë në tetë pika me argumente shkencore u elaborua nga mysafiri  Dr. Agron Rexhepi.
Pas përfundimit të tribunës të pranishmit parashtruan shumë pyetje për çështjet shëndetësore që i tangojnë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit po edhe jashtë këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button