Legjenda e F1 Schumacher do të jetë subjekt i një dokumentari

Legjenda e Formula 1 (F1), Michael Schumacher, do të jetë subjekt i një dokumentari rreth jetës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kinematografët gjermanë Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertons janë përgjegjës për regjinë e dokumentarit, për të cilin producenti ekzekutiv, Rocket Science, thotë se mbështetet në “përkrahjen e plotë të familjes Schumacher”, duke përfshirë intervista me babanë, gruan dhe fëmijët e pilotit fatkeq.

Schumacher mban rekordin për tituj e fituar në F1, gjithsej shtatë, si dhe 91 fitore Grand Prix.

Schumacher, 50 vjeç, pësoi një dëmtim traumatik të kokës, si pasojë e një rrëzimi gjatë skijimit në vitin 2013.

Ai më vonë doli nga koma e detyruar, megjithatë përditësimet për shëndetin e tij kanë qenë të pakta që kur doli nga spitali.

Producentët e filmit thonë se dokumentari është në post-produkcion, dhe se i njëjti do të ofrohet për shitje në tregjet ndërkombëtare jashtë Gjermanisë gjatë festivalit të filmit në Kanë, më vonë këtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button