Deskoska do të ndihmojë Filipçen dhe Ademin të vendosin për vaksinimin dhe regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë

Ne nuk heqim dorë nga vendimi se nuk do të pranohen fëmijët e pavaksinuar në shkolla dhe kopshte sepse vetëm kjo do t’i japë fund epidemisë së fruthit, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas deklaratës së djeshme të Ministrit të Arsimit, Arbër Ademit që këto ditë duhet të vendoset qëndrimi që do mbajnë pasi arsimi fillor është i detyrueshëm, por nga kjo të mos dëmtohet as shëndeti publik, njofton Sdk.mk.

“Do të kemi takim me Ministrin e Arsimit këtë fundjavë, në të do të përfshijmë edhe ekspertë të së drejtës kushtetuese, si dhe Ministren e Drejtësisë. Ne, si ministri dhamë rekomandime, sepse për momentin kemi epidemi, dhe nga e hëna do të dalim me një qëndrim të harmonizuar. Ne nuk heqim dorë nga vendimi se nuk do të pranohen fëmijët e pa vaksinuar në shkolla dhe kopshte sepse vetëm kjo do t’i japë fund epidemisë së fruthit, dhe të mos përsëritet e njëjta situatë më”, tha Filipçe me rastin e Ditës së Infermiereve më 12 maj, organizuar nga Shoqata e Infermierëve, Teknikëve dhe akusherëve.

Në Klinikën për Sëmundjet Infektive, aktualisht ka dy pacientë të infektuar me fruth që janë në gjendje të rëndë, kurse në total trajtohen 30 pacientë.

Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik dhe anëtar i Komisionit për Sëmundjet Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë tha dje se javën e kaluar ka pasur një numër të madh të pacientëve të sapo infektuar, kurse më shumë se 100 raste janë konfirmuar në laborator, gjysma e të cilëve janë hospitalizuar. Prej tyre, shumica janë të rritur, dhe ka dhjetëra fëmijë nën moshën një vjeçare. Ai tha se gati 24,000 fëmijë janë vaksinuar deri më tani, dhe rreth 19,000 fëmijë janë vaksinuar jashtë Shkupit. Pjesëmarrja në vaksinim jashtë Shkupit, sipas Mikiq, është e dobët. Ai njoftoi se nga e hëna do të ketë intensifikim të kontrolleve në qendrat shëndetësore publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button