Së paku 70 migrantë kanë ndërruar jetë nga fundosja e anijes në Tunizi

Të paktën 70 migrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, Afrique Presse.

Anija është thënë të jetë nisur nga Libia në Evropë, transmeton REL.

Anijet për shpëtim kanë tentuar që të shpëtojnë trupat nga qyteti bregdetar, Sfaks, ka njoftuar kjo agjenci.

Të 16 personat tjerë janë shpëtuar nga një peshkatar afër zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim ka thënë se të paktën 50 persona kanë vdekur, mirëpo ka përmendur edhe 16 personat e mbijetuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button