Komisioni i Antikorrupsionit do t’i kontrollojë punësimet e përkohshme në DAP dhe u.d drejtorët në shëndetësi

Komisioni i Antikorrupsionit do t’i kontrollojë 36 punësimet në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), përmes agjencisë për punësime të përkohshme nga viti 2017 deri tani, për shkak dyshimit se bëhet fjalë për punësime partiake. Në mesin e të punësuarve janë edhe bashkëshortja e drejtorit në ikje të burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski dhe motra e deputetes së LSDM-së, Tanja Kovaçev, transmeton Portalb.mk.

Njëkohësisht, antikorrupsinerët do të kërkojnë edhe na DAP edhe nga  Qeveria ta ritestojnë gjithë procedurën në punësimet e përkohshme në përgjithësi, por edhe për angazhimin e u.d. drejtorëve në institucionet shëndetësore.

Përveç këtyre vendimeve, në seancën e sotme të Komisionit të Antikorrupsinit, gjithashtu flitet edhe për dezinformatat për punësimet partiake dhe punësimet me nepotizëm, për të cilat, siç është theksuar, seriozisht e prishin pamjen e personave që janë të pafajshëm, gjegjësisht aspak nuk janë punësuar atje ku konfirmohet.

Siç tha anëtarja e Antikorrupsionit Sofka Pejovska – Dojçinovska dhe kryetarja Biljana Ivanovska, kontrollimet e gjetjeve të rrejshme çojnë në harxhim të panevojshëm në kohën e resurseve të Antikorrupsionit, i cili duhet patjetër sipas detyrës të kontrollojë të gjitha keqpërdorimet e mundshme. Për atë, antikorrupsionerët apeluan për sjellje më të ndërgjegjshme të qytetarëve.

Rasti që e provokon këtë reagim ishin gjetjet se Miki Tomev, djali i shefes së kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, Mirjana Janeva, është punësuar në AD për banesa dhe objekte afariste, ndërsa doli se në këtë ndërmarrje shtetërore nuk ka person të punësuar me atë emër.

Në lëndën për DAP që sot u hap, do të kontrollohet edhe angazhimi i Katerina Kotevskës, bashkëshortes së Gjoko Kotevskit, drejtorit në ikje të burgut të Shutkës. Ajo është angazhuar në DAP së parë përmes një, pastaj një agjencie tjetër për punësime të përkohshme, ku ende punon.

Përveç Katerina Kotevskës, në atë grup është angazhuar edhe Katerina Jakimovska, motra e deputetes Tanja Kovaçev. Ajo ka qenë e punësuar në vendin asistent nga qershori 2017, ndërsa angazhimi i skadon në fund të muajit. Problemi me punësimin e Kotevskës është edhe pse është kineziologe. Anëtarët e Antikorrupsionit nuk e kanë komentuar këtë, gjegjësisht se me siguri ka pasur nevojë nga kuadri i tillë për shkak angazhimit në terren të të punësuarve në DAP.

Antikorrupsioni do ta njoftojë Qeverinë për këtë rast, por edhe për rastet paraprake të angazhimeve të tilla përmes agjencisë për punësime të përkohshme, dhe porositi se kohës së fundit të ndërprerjë praktikën e tillë për keqpërdorimin e ndikimit, ndërsa pushteti ekzekutiv t’i testojë rastet e tilla të punësimit.

Shtesë, antikorrupsionerët e kanë hapur edhe rastin me Zharko Simeski, vëlla i deputetes Aneta Simeska, i cili në tre raste është emëruar për u.d drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Makedonski Brod, që, siç thanë antikorrupsionerët është në kundërshtim me ligjin dhe se u.d drejtor mund të emërohet vetëm njëherë, ndërsa pastaj të shpallet konkurs për plotësimin e vendit.

“Kjo paraqitje nuk është prej dje, ka keqpërdorim të ligjit për mbrojtje shëndetësore, kemi diskutuar edhe më parë, gjysma e drejtorëve të klinikave në Qendrën klinike të Shkupit janë u.d”, tha Sofka Pejovska – Dojçinovska.

Më pas antikorrupsionerët sollën vendim që lënda e punësimeve të tilla të zgjerohet.

Përveç këtyre rasteve, Antikorrupsioni nuk ka gjetur problem në punësimet e Sanja Lalçevska, vajzën e deputetes Tatijana Lalçevska nga LSDM në kopshtin për fëmijë në Tetovë, por edhe vëllait të deputetit Sllavica Shumanska – Miteva në Doganën në Shtip, i kanë plotësuar, procedurat edhe në dy raste janë rregulluar, ndërsa nuk mund të konfirmohet ndikimi i deputeteve.

Janë hapur edhe dy lëndë për punësimin e vëllait dhe kushëririt të komunës Vasillevë në shkollën fillore, gjithashtu si punësime të përkohshme, antikorrupsionerët vendosën ta njoftojnë inspektoratin kompetent që të testohet se a ka pasur nevojë urgjente për punësime të përkohshme në shkollë, sepse është publikuar shpallje për 15 punësime.

Ndërsa për shkak vjetërsisë së lëndëve, janë mbyllur disa raste për punësimin e familjarëve të ish-kryetarit të Komunës së Lozovës, Orce Cvetkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button