Bekteshi për “fshesën” e kryeministrit:  Për ministrat e BDI-së vendos Ahmeti, e jo Zaev

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një koment për paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev për shkarkimin e funksionarëve qeveritar për shkak pakënaqësisë nga puna e tyre tha se  kuadrot e BDI-së, nga i cili është ai, vendos partia dhe lideri Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

Lënda në Komisionin e Antikorrupsionit në lidhje me punësimet e motrës së tij në kompaninë energjetike shtetërore, siç deklaroi Bekteshi,  tashmë është e mbaruar, nuk është konfirmuar se ka nepotizëm dhe konflikt të interesave, por vetëm gabim administrativ që duhej të paraqitet punësimi.

“Sa i përket rikonstrumit unë jam pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim që është politikë serioze e cila ka organet e saja dhe liderin, Ali Ahmeti, i cili do të vendosë për kuadrot e tij”, deklaroi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të garës së kompanive pjesëmarrëse.

LEXO: Zaev fillon analizën për të përcaktuar pikat e dobëta në Qeveri dhe LSDM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button