Padi penale për ish-kryetarin e Komunës së Çashkës, ka punësuar 40 persona që nuk kanë shkuar në punë

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Çashkës, Goranço Panovski për shkak ekzistimit të dyshimit për vepër penale të bërë “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”. Siç njoftoi MPB, në periudhën prej 2013 deri 2017 ai ka miratuar punësim të përkohshëm me marrëveshje në vepër për 40 persona në komunë, edhe pse nuk ka pasur nevojë për punësimet, transmeton Portalb.mk.

“Pas kësaj, ata aspak nuk kanë shkuar në punë dhe nuk kanë qenë të nënshkruar në listat e evidencave, ndërsa marrëveshjet u kanë vazhduar çdo muaj dhe u është paguar kompensim nga komuna”, thonë nga MPB.

Në shtator të vitit të kaluar, Panovski është dënuar me tre vjet burg për legalizimin e shtëpisë malore “Çeplles”.  Sipas kryetarit të këshillit gjyqësor pesëanëtarësh Dejan Perçinovski, Panovski kur ka qenë në funksion, ka bërë vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku në Gjykatën Themelore Veles është shpallur për fajtor për shfrytëzimin e pozitës së tij dhe autorizim, ku ka fituar pasuri nga Komuna në shumë prej 4.058.566.00 denarë, ndërsa në dëm të klubit sportiv malor “Sollunska Gllava” nga Velesi.

Aktvendimi ende nuk është fuqiplotë, ndërsa lënda është në Apel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button