Drunjtë po thahen, Qyteti hesht

Mbi një mijë drunj në Shkup janë të rrezikuar dhe do të thahen ose këtë vit ose në vitet në vijim nëse nuk lirohen nga presioni i betonit, asfaltit, kornizave dhe gardheve metalike me të cilat tani pengohet zhvillimi i tyre normal dhe mbijetesa, janë paralajmëruar autoritetet e qytetit nga Fakulteti i pylltarisë në Shkup, njofton Meta.mk.

Edhe pse dje vetëm shkurtë informuan se kanë filluar aktivitete për “çlirimin” e trungjeve, nga Qyteti i Shkupit as sot s’kanë përgjigje konkrete në pyetjen nëse ka filluar “çlirimi” i drunjve të rrezikuar siç kishte premtuar kryetari i Shkupit Petre Shilegov – sa trungje janë çliruar deri më sot ? Në vend që të përgjigjen në këtë pyetje nga “Meta”, sot heshtje edhe nga shërbimi për informim edhe nga kabineti i kryetarit të Shkupit.

Në janar, Shilegov dhe dekani i Fakultetit të pylltarisë nga Shkupi, Kirill Sekullovski nënshkruan memorandumin në emër të të dy institucioneve për bashkëpunim, me të cilin qyteti me autoritetet kompetente duhej të kishte filluar procesin e çlirimit të rreth 1000 drunjve që gjenden në rreth 500 vende në qytet, të cilët për shkak të aktiviteteve jo të rregullta ndërtimore janë gjetur të bllokuar në beton, asfalt ose rrjete metalike që e pengojnë rritjen dhe zhvillimin e tyre si dhe ua rrezikojnë jetën.

Duke premtuar fillim shpejtë të aktiviteteve, Shilegov asokohe u bëri thirrje kryetarëve të komunave të Shkupit të vendosin bashkëpunim me Fakultetin e pylltarisë për t’i gjetur të gjitha lëshimet ndërtimore që kanë rezultuar me dukuri të tilla, si dhe për të parandaluar trajtimin e ardhshëm të parregullt të bimësisë në qytet.

Megjithatë, nëpër qytet ende ka shembuj të shumtë të dukshëm të drunjve, trungjet e të cilëve janë të shtruar me asfalt apo të mbuluar me beton mu te lëvorja e tyre, por nuk janë evidentuar raste të drunjve të çliruar, ndërsa nga Fakulteti i pylltarisë thonë se kontrollet tyre të drunjve të shënuar në hartë kanë treguar se deri tani nuk është bërë asgjë.

Ekologët nga “O2 Iniciativa” në disa raste u kanë drejtuar kritika publike autoriteteve të qytetit për mos përmbushje të premtimit.

“Zgjedhjet kaluan, Papa shkoi, por drunjtë e robëruar mbetën të robëruar. Deklaratat parazgjedhore të llojit “e morëm mesazhin nga qytetarët” u dëshmuan si të zbrazëta”, është porosia nga “O2 Iniciativa” për kryetarin Shilegov dhe kryetarët e komunave .

Nevoja për reagim urgjent të cilën e ka vënë pah dekani Sekullovski, i cili në një letër drejtuar kabinetit të Shilegovit dhe personave përgjegjës në NP “Parqe dhe gjelbërim” dhe Komunës Qendër, qysh në mars, ka kërkuar reagim urgjent të paktën për ato drunj që janë në vende lehtësisht të arritshme dhe ku ndërhyrja mund të jetë e shpejtë dhe e thjeshtë.

“Menjëherë do t’ua tregoj trungjet e rëndësishme që janë më të lehtët për çlirim, e që janë shumë rrezikuar – në rrugën e Boemëve ka 19 gështenja të egra, të shënuara në hartë me të kuqe (nga nr 179 në 190). Të gjitha janë të rrethuara me kalldërmë dhe duhen vetëm 3 minuta punë në secilin dru që kalldërma të hiqet me mistri të thjeshtë”, thuhet, ndër tjerash, në shkresën e Sekullovskit, ku janë shënuar edhe vende tjera në qendër të qytetit, ku ndërhyrja do të kërkonte thjesht nxjerrje të kubeve të bekatonit dhe me angazhim të vogël i fuqisë punëtore.

Sekullovski s’ka marrë një përgjigje në këtë letër, si dhe përpjekjet e tij për të marrë informacion se çka po ndërmerret për çlirimin e drunjve të robëruar nga qyteti. Drunjtë e robëruar dhe gjendja e tyre mund të përcillen në këtë aplikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button