Vuçiç tregon çfarë i tha Thaçit: Ju drejtova në serbisht…

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli për zhvillimet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit dhe përplasjet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas deklarimeve për bashkimin, transmeton Top Channel. 

Vuçiç, siç citohet nga mediet kosovare, iu ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që t’i thërrasin mendjes sa u takon këtyre deklaratave.

“Jua thashë atyre: Duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër, ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç u shpreh hapur pro integrimit të Ballkanit në BE dhe pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Por, Vuçiç e shënjestroi në komentet e tij duke pretenduar se i ka thënë homologut kosovar se “ai mund të thërrasë edhe presidenten kroate, edhe amerikanët, por problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e zgjidhin vetëm serbët dhe shqiptarët”.

“Unë iu thashë: Nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolinda Grabar-Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrzej Dudën. Edhe amerikanët po të doni”.

“Por çështja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe është diçka që duhet ta zgjidhim vet ne”, ka thënë kreu i shtetit serb sipas të përditshmes “Novosti”, duke shtuar se nuk ka asnjë forcë që ta detyrojë Serbinë të veprojë në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button