Ilir Meta tregoi se pse e ftoi Milorad Dodikin në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Brdo-Brijun është një samit në të cilin ftohen liderët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimir dhe për këtë arsye është dashur të ftohet edhe presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Meta gjatë konferencës për media pas Samitit, ka folur edhe për raportet e ngrira midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ekziston vullneti për t’i zgjidhur problemet me dialog.

“Nuk jam shumë i sigurt për këtë koment tuajin. Por unë mund të them se atmosfera këtu në samitin Brdo-Brijun ka qenë mjaft pozitive dhe konstruktive”.

“Arritja e marrëveshjes së Prespës është historike, është arritur një marrëveshje e cila ka zgjidhur një ngërç 30 vjeçar”.

“Të gjithë do të donim që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të kishte përfunduar dje dhe jo sot ose nesër. Por duhet pasur parasysh edhe të kaluarën”.

“Por ajo që është pozitive gjatë këtij takimi është angazhimi i përbashkët për paqen dhe perspektiven europiane, si dhe vullnetin për t’i zgjidhur problemet me dialog”.

“Dua ta theksoj se është tejet e rëndësishme që të vazhdohet dialogu. Ne kemi inkurajuar dhe inkurajojmë të dy palët që me lehtësimin e BE-së, të arrijnë një marrëveshje të zbatueshme dhe ligjore sa më parë që është e mundur”.

“Sa i përket ftesës së presidentit të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, në Tiranë, ju e dini që samiti Brdo-Brijun është një samit ku ftohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe natyrisht së ka qenë i ftuar edhe ai”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Zoteri Meta, nese nuk e keni ditur se kreatura gjenocidale e ashtuquajtur “Republika srpska”, nuk eshte shtet, eshte problem i juaj i mosinformimit, por Dodiku, qe eshte nje ultranacionalist i perbetuar kunder Boshnjakeve myslimane dhe kunder Shqiptareve, nuk eshte dashur te ftohet kurresesi. Ate kurre nuk e ka ftuar askush jashte BeH, pervec ne Serbi. Edhe po te mos ishte qendrimi i tij armiqesor ndaj Kosoves dhe ndaj shtetit te Bosnje-Hercegovines, per shkak te qendrimit te tij destruktiv kunder shtetit te vet (BeH), nuk eshte dashur te ftohet, dhe sipas asnje kriteri ai nuk e ka vendin midis presidenteve te shteteve tjera ne tubime nderkombetare. Ai edhe ne Tirane ka deklaruar haptas se ka ardhur per te mbrojtur interesat e serbeve, e jo te Bosnje-Hercegovines. Me kete veprim, cfaredo shkaku qe te ju kete shtyre, keni bere nje gabim te pafalshem.
    Hashim Thacin e pergezoj per bojkotimin e drekes ne te cilen merr pjese Dodiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button