Janë anuluar rezultatet nga votimet në 4 vendvotime: Saraj, Shuto Orizare, Kumanovë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka anuluar rezultatet nga votimet në 4 vendvotime, një në Saraj, në Shuto Orizare, në Kumanovë dhe një në Radovish për shkak të parregullsive që janë konstatuar. Në asnjë nga këto vendvotime nuk do të ketë rivotim për shkak se numri i votave në këto vendvotime nuk ndikon në rezultatin final apo në fituesin e zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

KSHZ i ka hedhur poshtë ankesat e VMRO-DPMNE-së për vendvotimin 1789 në Novo Sellë për zgjedhje të kryetarit të komunës.Në atmosferë të tensionuar u vendos për ankesën pasi që anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së kërkonin me ngulm që të hapej kutia, ndërsa kjo gjë kundërshtohej nga anëtarët e LSDM-së në KSHZ. Pasi u hap materiali votues dhe pasi janë numëruar disa herë është konstatuar se është në rregull dhe se numri i fletëvotimeve në kuti është i barabartë me numrin e personave që kanë votuar,

“Pas hapjes së materialit zgjedhor dhe pas rinumërimit nga ana e anëtarëve të KSHZ-së dhe të shërbimeve, është konstatuar se materiali zgjedhor është në rregull dhe janë konstatuar numrat të cilat janë në procesverbalin për rezultate të konfirmuara, vota të fituara dhe fletëvotime të pavlefshme”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Ashtu siç ka konstatuar KSHZ pas numërimit, në vendvotim kanë qenë të regjistruar 412 qytetarë në ditën e zgjedhjeve, dy kandidatë kanë fituar 197, gjegjësisht 210 vota, ndërkaq pesë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme. Gjatë numërimit janë konstatuar edhe dy fletëvotime të grisura, por nuk kanë qenë të përdorura, për shkak se u është grisur një kënd. Në të njëjtat nuk është rrethuar asnjë kandidatë, por as tjetër gjë nuk është shkruar apo shkarravitur, kështu që, ashtu siç tha Derkovski, të njëjtat nuk janë të pavlefshme, por të papërdorura.

Megjithatë, KSHZ ka miratuar vendim ta shkarkojë Këshillin Zgjedhor i cili nuk e ka bërë procesverbalin, për shkak të dyshimit të një anëtarit për numër më të vogël të votave në Listën Zgjedhore nga fletëvotimet.

Nëse votimi do të ishte shfuqizuar në këtë vendvotim, do të duhej patjetër që të rivotohet pasi që dallimi në votat e fituara mes kandidatëve për kryetar të Novo Sellës është 19.

Për zgjedhjet e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe komunale në dy komuna, gjithsej u dorëzuan 12 ankesa. 8 u refuzuan pasi që nuk KSHZ nuk kishte indikacione për manipulim apo parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button