fbpx

Volkswagen ka filluar me porositë paraprake për automjetin elektrik

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen (VW), njoftoi se ka hapur për porosi paraprake modelin e ri hatchback elektrik ID.3, me çmim fillestar prej 30 mijë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga kompania, konsumatorët nga 29 vendet evropiane do të mund të bëjnë porosinë e tyre paraprake duke depozituar 1000 euro nga ueb faqja e kompanisë.

Porosia paraprake do të jetë e kufizuar në 30 mijë modele ndërsa distanca e këtij modeli se sa mund të shkojë me një bateri të mbushur thuhet të jetë mes 330 deri 550 kilometra.

Prodhimi i këtij modeli do të fillojë në fund të vitit ndërkaq konsumatorëve do t’u dorëzohen në mes të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button