Bloomberg: Erdogani i tejkalon kufijtë e demokracisë

Komisioni Qendror Zgjedhor i Turqisë anuloi rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara më 31 marsit në Stamboll, dhe ka vendosur se do të zhvillojë zgjedhje të reja gjatë muajit të ardhshëm. Marrja e një vendimi të tillë mund të ndryshojë rezultatin e tyre, duke e sjellë atë në favor të partisë së Rexhep Taip Erdoganit.

Por anullimi i tyre ka shkaktuar edhe shqetësime të shumta në lidhje me faktin nëse Turqia do mund të ketë ndonjëherë tranzicione paqësore të pushtetit, sidomos pas sundimit 16 vjeçar të Presidentit Erdogan, periudhë gjatë së cilës vendi ka hequr dorë pothuasje nga çdo nocion i qeverisjes demokratike. Ekziston edhe një pyetje tjetër në këtë drejtim, nëse Turqia mund ta përballojë një situatë të tillë, sepse në mesin e recesionit të saj të parë në një dekadë, qeveria rrezikoi gjithçka kishte për zgjedhjet lokale të marsit.

ANKARA, TURKEY - OCTOBER 23: President Recep Tayyip Erdogan speaks about the murder of Saudi journalist Jamal Khashoggi during his weekly parliamentary address on October 23, 2018 in Ankara, Turkey. Erdogan said Khashoggi was the victim of a "brutal" and "planned" murder and called for the extradition of 18 suspects to Turkey to face justice. Khashoggi, a U.S. resident and critic of the Saudi regime, went missing after entering the Saudi Arabian consulate in Istanbul on October 2. (Photo by Getty Images)
ANKARA, TURKEY – OCTOBER 23: President Recep Tayyip Erdogan speaks about the murder of Saudi journalist Jamal Khashoggi during his weekly parliamentary address on October 23, 2018 in Ankara, Turkey. Erdogan said Khashoggi was the victim of a “brutal” and “planned” murder and called for the extradition of 18 suspects to Turkey to face justice. Khashoggi, a U.S. resident and critic of the Saudi regime, went missing after entering the Saudi Arabian consulate in Istanbul on October 2. (Photo by Getty Images)

Shteti ndërhyri në tregjet ushqimore për të mbrojtur votuesit nga inflacioni i shfrenuar dhe ushtroi presion ndaj bankave për të mbajtur normat e interesit artificialisht të ulëta.

Faktorë të tjerë të cilët e përkeqësojnë akoma edhe më shumë situatën në Turqi dhe mund t’i japin kësaj të fundit goditjen e rradhës, është edhe ajo që ka të bëjë me marrjen e rraketave ruse nga Rusia, të cilën Turqia e ka urdhëraur muajin e kaluar. Por nëse një gjë e tillë ndodh, Turqia do të përballet me sanksionet e SHBA-së.

Trazirat politike, dhe shpenzimet e larta në lidhje me zgjedhjet janë disa nga gjërat që Turqia po përpiqet që t’i shnagë sa më shumë  gjatë kësaj periudhe. Por me nivelin e besueshmërisë së Turiqisë që varet në fije të perit, edhe nëse partia e Presidentit Erdogan do t’i fitojë zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të këtij viti dhe do të marrë Stambollin, situata në vend me shumë vështirësi se do t’i kthehet normalitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button