Koha është për “Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta 2019”

Çfarë është “Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta” ?

Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnja dhe Hercegovin, Sërbi dhe Greqi (nga 2019).
Çdo vit, tre përfaqësues nga secili nga këto vende konkurojnë në garën rajonale. Katër nga këto përfaqësues do të shpallen fitues dhe do të marrin një mbështetje nga 10.000 dollarë për të realizuar iden e tyre në vendin e tyre.

KRITERET PËR PJESËMARRJE:

  • Projekti/ideja të jetë në fazë të hershme të zhvillimit.
  • Projekti/ ideja të shfrytëzojë dijen e njerëzve në komunitetin lokal, aftësitë e tyre tradicionale dhe të synojë punësimin e tyre.
  • Të ketë plan të detajuar ose vizion përqëndrueshmëri të mjedisit jetësor.
  • Të ketë plan ose ide për zhvillim gradual të biznesit dhe të jetë ekonomikisht e arsyeshme.
  • Ta ketë vlerësuar tregun lokal – të njohë përparësitë konkurruese dhe krahasuese.
  • Ideja të mbështet procesin e revitalizimit tëbizneseve lokale tradicionale dhe lidhjen mes njerëzve në shoqëri.
  • Ideja të jetë inovative dhe unikate në krahasim me bizneset dhe projektet e tjera të komunitetit.
  • Në konkurs mund të marrin pjesë individët, ndërmarrësit social, organizatat qytetare dhe kompanitë e vogla private që nuk kanë gjeneruar para në vlerë prej më shumë se10.000 euro në vit.
  • Në konkurs nuk mund të marrin pjesëindividët dheçose organizatat që janë anëtarë familjeje ose të afërt të të punësuarve në ARNO; individë ose organizata që janë pjesë e jurisë nacionale dheçose familjarët e tyre; si dhe ndërmarrjet publike.

Aplikoni deri më 2 qershor  (23:59)

Ngjarje informative – video

Ngjarja informative u mbajt më 18 prill, në “Dhomën publike”. Ngjarja ishte e transmetuar drejtpërdrejti në facebook-un e ARNO-s. Videon mund ta shikoni nëkëtë link si dhe të informoheni për çdo risi.

Punëtori rreth garës

Me qëllimin që të mbështetim të gjithë të interesuarit, këtë vit, për herë të parë, në bashkëpunim me Shoqatën për Menaxhim Consulting MKA 2000, do të organizojmë 4 punëtori njëditore, të cilat do të shpjegojnë më hollësisht mënyrën e kompletimit të formave të aplikimit, ne vazhdojmë të bëjmë projeksionet financiare / planin e biznesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button