Gjokoviç: Nadal gjithmonë është favorit

Aktualisht tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviç, deklaroi se ai nuk është favoriti kryesor për të fituar turneun Masters që do të luhet në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rafael Nadal është gjithmonë favorit kur luhet në dhe. As këtë sezon nuk është ndryshe, sidomos këtu në Madrid ku luan në shtëpi”, tha tenisti serb Gjokoviç.

Ai sot do të luajë kundër amerikanit Taylor Fritz, një përballje e vlefshme për xhiron e dytë, në të cilën një disfatë e Gjokoviçit do të ishte një befasi e vërtetë.

“Nuk kam luajtur mirë muajt e fundit, por shpresoj se do të jem në gjendje të luaj tenis më të mirë në Madrid”, tha Gjokoviç, i cili sipas orarit të përcaktuar, me Nadalin mund të takohet në finale.

Turneu përfundon më 12 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button