Këshilli i Arktikut nuk arrin të dalë me deklaratë të përbashkët

Pjesëmarrësit në takimin e Këshillit të Arktikut, që u zhvillua në qytetin Rovaniemi të Finlandës, nuk arritën të dalin me një deklaratë përfundimtare për shkak të, siç u tha, refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të përmendur ndryshimet klimatike, transmeton REL. 

Në fillim të takimit të 11-të ministror të Këshillit, ministri i Jashtëm finlanez, Timo Soini, tha se deklarata e përbashkët përfundimtare është “jashtë tryezës” dhe se do të zëvendësohet me deklarata ministrore.

Ai nuk dha shpjegime.

Sipas pjesëmarrësve, shtetet anëtare nuk arritën marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan të përmendin ndryshimet klimatike në tekstin përfundimtar.

Temperaturat në rajonin e Arktikut po rriten dy herë më shpejt se në pjesën tjetër të botës, duke nxitur shkrirjen e përshpejtuar të akullit polar.

Kjo është hera e parë që Këshilli i Arktikut, i cili zhvillon takime ministrore çdo dy vjet, qysh më 1996, nuk arrin të dalë me deklaratë përfundimtare.

Pritej që takimi në Rovaniemi të përfundonte me një agjendë dyvjeçare për të balancuar sfidat e ndryshimeve klimatike me zhvillimin e qëndrueshëm.

Këshilli Arktik përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia.

Në një fjalim në Rovaniemi, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se administrata e presidentit Donald Trump angazhohet në administrimin e mjedisit, porse synimet kolektive, sipas tij, nuk janë gjithmonë përgjigjja.

“Ato janë të pakuptimta dhe madje kundërproduktive kur një vend nuk iu përmbahet”, tha Pompeo.

Ai po ashtu kritikoi Kinën, e cila ka status vëzhguesi në Këshillin e Arktikut, dhe Rusinë për, siç tha, “sjellje agresive” në Arktik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button