10 vite burg për shqiptarin “Eskobari i Ballkanit”

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka dënuar me 15 vite burg Klement Balilin, por ai do të vuajë vetëm 10, për shkak se më herët organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar, shkruan Koha.

Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin, por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin, i etiketuar edhe si Eskobari i Ballkanit.

LEXO: U kap “Eskobari i Ballkanit”, Balili i vendos kushte Policisë për vetëdorëzim

Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën time”.

“14 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, 2.6 vite burg për akuzën e grupit kriminal, gjashtë muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet per pastrim parash. Ne total Klement Balili dënohet me 15 vite burgim dhe me aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim”, u shpreh trupi gjykues.

LEXO: Çështja e drogës së “Eskobarit të Ballkanit”, agjentët amerikan vizitojnë Shqipërinë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button