Zaev: Nesër vazhdojnë bisedimet për PSP-në

Kryeministri Zoran Zaev, sot ka deklaruar se nesër do të mbahet takim të ri për ardhmërinë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Ai pret zhvillim dhe të arrihet marrëveshje me opozitën, njofton Portalb.mk.

“Nesër do të mbahet takimi i radhës. Më njoftoi ministrja se është dëgjuar me liderin e grupit negociues të partisë më të madhe opozitare. Nesër më do të realizojnë takim”, tha Zaev.

Ai shtoi se ka shpresë që të arrihet marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë, në kuadër të së cilit është edhe Ligji për Prokurori Speciale.

“Sipas meje ka zhvillim dhe shpresë se të dy palët do të arrijnë marrëveshje, pasi që janë të numëruara ditët deri në publikimin e raportit të Komisionit Evropian”, tha Zaev.

Propozimi i fundit i Ministrisë së Drejtësisë ka parashikuar që prokurori publik, bashkë me dy prokuror të Prokurorisë Publike, të vendosin për ardhmërinë e hetimeve, nëse do t’i udhëheq PSP ose Prokuroria Për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Sipas propozim-ligjit, “bombat” shkojnë në histori, ndërkaq është e paparashikuar ardhmëria e hetimeve për funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë thuajse dy muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje.  Reagimet të shumta ka pasur nga faktori ndërkombëtar për miratim sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike.

LEXO: Suedia: Partitë ta zgjidhin çështjen e PSP-së me urgjencë të madhe
LEXO: Fuere: Jam i shqetësuar nga shumë kompromise që bëhen për PSP-në
LEXO: Amerikanët “mezi e presin” Maqedoninë e Veriut në NATO, por kërkojnë edhe të zgjidhet statusi i PSP-së

Edhe pse eurokomesari Johanes Han, si një faktor kyç për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve RMV-BE e paraqiti edhe Ligjin e PP-së, faktori i brendshëm e shoh si mundësi të marrjes së një pike pozitive në raportin e Komisionit Evropian. Ndërkaq, burimet diplomatike kanë njoftuar se i njëjti ligj nuk e përcakton fatin e marrjes ose jo të datës nga BE-ja.

Çka përmbajnë 65 amendamentet e VMRO-DPMNE për PSP?

Shlyerje e neneve të tëra nga projekt-ligji për Prokurorinë Publike dhe përfshirje të neneve të reja të cilat e pozicionojnë PSP-në vetëm si njësi në përbërje të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me mandat derisa zgjasin proceset gjyqësore aktuale, janë shkurtimisht disa nga 65 amendamentet të cilat VMRO-DPMNE i ka parashtruar si propozime në tavolinën e negociatave.

“Status quo”-ja e negociatave, qarkulloi informacionet se opozita dhe pushteti janë marrë vesh që PSP-ja të shkojë në histori – të mos funksionojë më, por të njëjtat i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski, i cili tha se negociatat nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura sepse gjithmonë ka informata në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjithmonë është e qasshme t’i tregojë detajet.

“Pajtohemi që ligjin nuk e nënshkruajmë për ne, por për qytetarët. Qëllimi është të kemi dy të tretën e shumicës, ky ligj do të jetë ai që do ta përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Evropian që të marrim datë. Ky është një nga ligjet reformuese që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin ta miratojmë së bashku dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, tha Boshnjakovski.

LEXO: Ministrja Deskoska për fatin e PSP-së: Tri çështje janë të papranueshme për ne (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button