10 ushqimet ( dhe lëngjet) që i ndalohen dukeshave dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore

Të jesh pjesë e familjes mbretërire britanike nuk sjell vetëm privilegje. Ka dhe disa kufizime, përfshirë ato të natyrës gastronomike. Mbretëresha Elisabetë, princi Charles, William dhe bashkëshortet e tyre duhet t`I binden një kodi të caktuar veshjeje por rregullash ushqimore, shkruan Bordo.al.

Ja cfarë nuk duhet të hanë dhe përse:

-Frutat e detit – shkaku është se mund të shkaktojnë helmim, ndaj dhe konsiderohen një kënaqësi kulinare e rrezikshme

– Mishin  e gatuar pak, ose të gjallë e të marinuar, edhe ky për të shmangur intoksikimin

– Foie gras, prodhimi ushqimor nga mëlcia e patës, nuk gjen vend në pjatat e familjes mbretërore

-As që bëhet fjalë të përdoret uji I rubinetit për të pirë

– Patatet- cuditërisht, mbretëreshës nuk I pëlqejnë, dhe rrallehërë u serviren të ftuarve, por pjesetarët e tjerë të familjes mund t`I konsumojnë kur të duan

– Pjatat ekzotike ose pikante

– Ushqimet që nuk janë të stinës

-Hudhra është e ndaluar në tryezen mbretërore; monarkes nuk I pëlqen as shija,e  as aroma e saj, dhe në këtë rast, nuk mund ta hanë as të tjerët.

– Qepa- edhe kjo për të njëjtat arsye si hudhra, nuk preferohet!

– Makaronat e gjata, nuk është se ndalohen, por rrallëherë përdoren ne tryezen mbretërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button