Zgjedhjet e organizuara mirë, nevojitet reformë e kornizës ligjore- vëzhguesit ndërkombëtar

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u zbatua mirë dhe kaloi në atmosferë të qetë dhe të relaksuar. Megjithatë, edhe më tutje shqetësojnë mos konsistencat në kornizën ligjore, ka konstatuar misioni ndërkombëtar monitorues për zgjedhjet në vend në pres-konferencën e sotme, transmeton Makpress, përcjell Portalb.mk. 

Shefja e misionit vëzhgues e OSBE/ODIHR Korin Jonker ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë në një ditë të qetë dhe të relaksuar zgjedhore dhe se kjo tregon se sa shumë mund të arrihet nëse ekziston vullnet politik. Ka theksuar se mediat kanë raportuar në mënyrë transparente dhe të paanshme. Fushata ka përmbajtur debate të shumta të dy kandidatëve me çka është mundësuar zgjedhje e informuar për votuesit. Megjithatë, sipas saj, vëzhguesit ndërkombëtarë shprehin shqetësim serioz rreth kornizës ligjore.

– Në demokraci nuk bëhet fjalë vetëm për ditën e zgjedhjeve. Nevojitet vullnet politik për të siguruar që reformat e vërteta inkluzive ligjore të përcillen edhe me zbatim konzistent që e ndërton dhe e mirëmban besimin e votuesve, ka thënë Jonker.

Ajo si mangësi e përmendi faktin se nuk ekziston qartësi e mjaftueshme për rregullat për parashtrimin e raporteve për financim të fushatës.

Në pyetje të gazetarit për të komentuar akuzat e VMRO-DPMNE për parregullsi zgjedhore dhe nëse misioni i tyre ka detektuar parregullsi të atilla, Jonker ka thënë se ata janë të informuar për ato parregullsi.

– Ishim të informuar për këto gjëra. E dimë se edhe ministri i punëve të brendshme tha se do të veprojë sipas të njëjtave, kurse krahas këtyre akuzave edhe misioni jonë mund të konstatojë blerje të votave. Për atë do të mund të lexoni në raportin tonë të detajuar, ka thënë Jonker.

Në lidhje me atë nëse misioni i tyre ka regjistruar raste të votimit familjar ose votim për person tjetër, Jonker ka konfirmuar se kanë vërejtur raste të votimit familjar dhe për atë gjithashtu do të shkruhet në raportin e tyre të detajuar.

Koordinatori special dhe udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së Seren Moburn, tha se ky cikël zgjedhor ka pasur epilog të suksesshëm dhe votuesit kanë mundur lirshëm të bëjnë zgjedhje të informuar ndërmjet kandidatëve.

– Pjesëmarrja e zmadhuar e votuesve ditën e djeshme e demonstron vendosmërinë e popullatës të bashkohet dhe të përgjigjet ndaj sfidave me të cilat është duke u përballur vendi. Tani mbetet që lidershipit politik ta dëgjojë këtë mesazh dhe të ndërmerr reforma të vërteta gjë që imponon përgjigje të pandërprera politike, me legjislacion koherent dhe të qëndrueshëm zgjedhor, ka thënë Moburn.

Sipas saj, megjithëse kërkesa për dalje prej 40 përqind është plotësuar në këtë rast, siç ka thënë, kjo krijon potencial për zgjedhje të përsëritura dhe këtë arsye ODIHR ka shprehur shqetësimin edhe më parë. Ajo theksoi se fushata është zbatuar në rrethana të qeta dhe kandidatët dhe partitë kanë bërë përpjekje t’iu drejtohen shqiptarëve dhe romëve etnik, tek të cilët dalja ishte më e ulët në raundin e parë dhe theksoi se ky është hap për inkurajim.

Mari-Kristin Dallo, shefe e delegacionit të APKE-së ka theksuar se votimi në raundin e dytë ka qenë mirë i organizuar, kurse votuesit sikurse në raundin e parë kanë mundur lirshëm të bëjnë zgjedhjen e tyre, duke theksuar se zgjedhjet nuk janë të kufizuara vetëm në ditën e votimit.

– Delegacioni i APKE-së konsideron se ende nuk ka përgjigje për disa probleme që paraqiten në vazhdimësi në procesin zgjedhor, veçanërisht nevoja për reformë të Kodit zgjedhor, si dhe të sistemit politik në tërësi, që qytetarët sërish të inkuadrohen dhe të sigurohet pjesëmarrje e tyre aktive pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ka thënë Dallo.

Ajo ka theksuar se është me rëndësi thelbësore të fuqizohet transparenca dhe kontrolli i financimit të fushatës zgjedhore.

– Nuk duhet të lejohet që çështja e anëtarësisë në BE dhe NATO t’i mbulojë problemet e përsëritura në procesin zgjedhor. Asambleja parlamentare dhe Komisioni i Venecias janë të gatshëm t’u ndihmojnë autoriteteve për t’i zbatuar reformat e domosdoshme, ka theksuar Dallo.

Misioni ndërkombëtar për monitorim të zgjedhjeve në raundin e dytë përbëhet prej rreth 170 vëzhguesve nga 32 vende, duke përfshirë 156 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të shpërndarë nga ODIHR, 11 deputetë dhe nëpunës të AP të OSBE-së dhe pesë nga APKE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button