Sri Lankë, janë sulmuar pronat e muslimanëve

Policia e Sri Lankës arrestoi dy persona pasi turmat sulmuan dyqanet në pronësi të muslimanëve në një nga qytetet ku një kishë katolike ishte në shënjestër të shpërthimeve në prill që lanë të vdekur më shumë se 250 njerëz, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesit kryesisht katolikë kanë gjuajtur me gurë dhe vandalizuar dyqanet, të cilat më së shumti janë në pronësi së muslimanëve në Negombo në veri të Kolombos.

Mediat thanë se policia ka vendosur orë policore brenda natës në qytet, edhe pas më herët ishte shfuqizuar.

Ato po ashtu cituan zëdhënësin e policisë, Ruwan Gunasekara, të ketë thënë se dhuna është vendosur nën kontroll, duke shtuar se tensionet kanë filluar pasi një zënkë verbale midis shitësve ka fituar karakter fetar.

Mediat gjithashtu kanë cituar vendasit, duke thënë se sulmuesit kanë djegur një taksi me tri rrota dhe një motoçikletë, ndërsa një shitës tha se rreth 400 persona kanë gjuajtur me gurë në drejtim të dyqanit të tij.

Zëdhënësi ushtarak Sumith Atapattu tha të dielën se disa njerëz ishin plagosur në përleshjet në qytet.

Kryepeshkopi i Kolombos Kardinal Malcolm Ranjith së bashku me klerikët muslimanë zonën për të apeluar për paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button