Papa në RMV: Nesër ditë jopune në Shkup, ja rrugët dhe bulevardet që do të bllokohen (VIDEO)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ditën e nesërme, 7 maj 2019 e ka shpallur ditë jopune në territorin e qytetit të Shkupit, kjo për shkak të vizitës së përfaqësuesit të lartë të Vatikanit, Papa Franciskos, transmeton Portalb.mk. Në rajonin qendror të Shkupit, nesër, nga ora 06:00 deri 19:00 do të ketë ndalesë dhe kufizim të qarkullimit në disa rrugë dhe bulevarde.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Qyteti i Shkupit kanë apeluar deri te qytetarët e Shkupit që ta shfrytëzojnë transportin publik i cili do të ketë regjim të posaçëm. Për qytetarët jashtë Shkupit rekomandohet transporti hekurudhor. Që të dy transportet nesër do të jenë falas. Falas do të jenë edhe parkingjet.

LEXO: Ndalesat dhe rekomandimet gjatë vizitës së Papës në RMV

Gjatë kësaj periudhe, në Shkup, siç njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski do të formohet zonë restriktive, ku për veturat do të jenë të mbyllura rrugët siç vijojnë më poshtë:

– Rruga “11 Tetori” nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rrugën “Dimitrija Çupovski”
– Rruga “Dame Gruev”,
– Rruga “Maqedonia”,
– Rruga “Vasill Gllavinov”,
– Rruga “Filipi i II-të i Maqedonisë”,
– Rruga “Shën Klimenti i Ohrit”,
– Rruga “Vojvoda” dhe
– Bulevardi “Nënë Terezë” – gjatë kohës 08:15 deri në ora 10:15 dhe gjatë orëve të pasdites.

Nga e majta: Milloshev - Dimovski - Angellovski
Nga e majta: Milloshev – Dimovski – Angellovski

“Apelojmë që ata që e përdorin këtë bulevard, atë ta bëjnë deri në ora 08:00. Qarkullimi në këtë trase nuk do të ketë ndalesë as pas orës 08:15, por do të shfrytëzohen rrugë anësore drejt të cilave do të orientojnë policët”, tha Angellovski.
“Apelojmë deri te qytetarët që të jenë të durueshëm dhe t’i respektojnë rregullat e caktuara nga policët”, tha Angellovski.

Qarkullimi do të realizohet pandërprerë në rrugët siç vijojnë më poshtë:

– Bulevardi “Koço Racin”,
– Rruga “11 Tetori” nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi i rrugës “Boris Trajkovski”,
– Rruga “Shën Kirili dhe Metodi”,
– Bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit”,
– Bulevardi “Partizanski Odredi” (Arradhat Partizane),
– Rruga “Samoillova” dhe
– Bulevardi “Goce Dellçev”.

Plotësim i korsive rrugore të lëvizjes së autobusëve të transportit publik janë siç vijojnë më poshtë:

Nesër, e martë, 7 maj 2019, do të ketë regjim të posaçëm të trafikut të automjeteve të transportit publik në periudhën nga ora 5 deri në 19 orë.

Shumica e linjave do të kenë regjim të ndryshuar, dhe do të qarkullojnë nëpër rrugë të ndryshuara sipas regjimit të përkohshëm, ndërsa linjat 3, 3B, 4A, 25 dhe 35 nuk do të qarkullojnë fare.

Nesër nuk do të punon teleferiku në Vodno të Mesme.

Në ueb faqen e Ndërmarrjes së Transportit Publik – Shkup “www.jsp.com.mk” apo “http://www.jsp.com.mk/vest.aspx?vest=918” mund të shihet përshkrim i detajuar i lëvizjes së të gjitha linjave që do të qarkullojnë sipas regjimit të ndryshuar nga ai i zakonshmi.

Më 7 maj 2019 do të ketë edhe parkim falas në rajonin e Shkupit.

Të gjitha parkingjet do të jenë falas duke filluar nga sot, 6 maj 2019 prej orës 17:00 dhe tërë ditën nesër, 7 maj 2019.

“Nëse jetoni në dhe rreth “Ringut të Madh” në Shkup, zhvendoseni veturën tuaj jashtë zonës restriktive gjatë pasdites”, thuhet në ueb faqen e “Papa.mk”.

Për më shumë, rreth organizimit të qarkullimit: KËTU.

LEXO EDHE: RMV-ja e gatshme për ta pritur në vizitë Papa Franciskon (FOTO+VIDEO)

Më poshtë e keni edhe në mënyrë të ilustruar, se çfarë nuk duhet të mbani me vete ditën më 7 maj 2019 nëse lëvizni në Shkup.

Çfarë nuk duhet të mbani me vete ditën më 7 maj 2019 nëse lëvizni në Shkup
Harta onlajn e rrugëve të rajonit qendror të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button