Ndërkombëtarët ia urojnë fitoren Pendarovskit

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në dy raunde në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku fitues u shpall, Stevo Pendarovski, nuk munguan as urimet e ndërkombëtarëve ndaj kandidatit të cilin e përzgjodhën banorët.

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn

Hani ia uroi fitoren Pendarovskit

Komisari evropian për zgjerim Johanes Han ia uroi fitoren presidenti të sapo zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.

“Urime deri te Stevo Pemdarovski për zgjedhjen e tij për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst të konkluzioneve të vitit kaluar të Këshillit të cilat e hapën rrugën drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor”, ka shkruar Hani.

Hani shtoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të vendit, konform aspiratave të popullit.

Stoltenbergu me urim për Pendarovskin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu uroi fitoren presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.

Shefi i Aleancës Veriatlantike nëpërmjet Twiterit e uroi për fitoren.

“Urime deri te Stevo Pendarovski për fitoren në zgjedhjet presidenciale, me padurim pres që të punoj për ju për pranim të Maqedonisë së Veriut si anëtare e tridhjetë në NATO”, shkroi Stoltenbergu.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Meta uroi Pendarovskin

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin, pas rezultatit të zgjedhjeve, ku ky i fundit ka rezultuar në avantazh të ndjeshëm.

Presidenti Meta e ka uruar Pendarovskin për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Kurc ia uroi fitoren Pendarovskit

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc

Kancelari austriak Sebastian Kurc ia uroi Stevo Pendarovskit zgjedhen për president të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Urime për presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Do të vazhdojmë ta përkrahim vendin e juaj në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Kurc në Twiter.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli/ Foto: Reuters

Pacolli uroi Pendarovskin për fitoren

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mbrëmë ka uruar zgjedhjen e presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovskin.

“Vota e të dielës ishte një mesazh i fuqishëm i qytetarëve në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivës euroatlantike të vendit. Në do të punojmë ngushtë për ti thelluar raportet tona miqësore”, u shpreh Pacolli.

Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu
Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu

Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu, përmes profilit të saj zyrtar në Tuiter, mbrëmë vonë e komentoi  rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e Pendarovskit.

“Maqedonia e Veriut i dha fund së kaluarës nacionaliste me VMRO-në. Pas Marrëveshjes së Prespës, zgjedhjet presidenciale tregojnë se fqinjët tanë janë të vendosur që të shkojnë përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste”, shkroi Anagnostopullu në Tuiter.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Maqedonisë se Veriut për siç ka thënë zgjedhje të lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, ai ka uruar edhe fitoren e presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se “Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dërgoi urime deri te Stevo Pendarovski me rastin e zgjedhjes për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut me pritje se do të vendosin bashkëpunim të mirë në të gjitha sferat me interes të përbashkët, njoftoi TANJUG-u.

“Ua uroj zgjedhjen për president të Maqedonisë së Veriut, me dëshira për sukses në detyrë. Shpresoj se në të ardhmen do të vendosim bashkëpunim të mirë”, thuhet në urimin e Vuçiqit.

Presidenti serb thekson edhe se “pret posaçërisht të nxitet bashkëpunimi në sferën e ekonomisë, si edhe në të gjitha sferat e tjera me interes të përbashkët, e për të mirën e qytetarëve të dy vendeve tona”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button