Siljanovska dhe Mickoski: VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Gordana Siljanovska Davkovka nga VMRO-DPMNE pas humbjes së saj në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha sonte se nuk ndjehet humbëse edhe pse sipas saj, numrat flasin ndryshe, njofton Portalb.mk.

“Për të fituar thuajse 370 mijë vota është falënderim i madh dhe të bëheni e njohur rrugëve si Goga, kjo është diçka që është e re në politikë. Nuk e dija se takimet direkte, besoja se nëse u ofroj vizion atyre, se do të mund të ndihmoj në ndërtimin e demokracisë në Maqedoni që nuk e ka, dhe kam parë energji të paparë, dialog që më fliste se ajo që e them arrin deri tek ata, dhe besoni se kjo më ka bërë më të re”, tha Siljanovska.

“Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundër kandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën”, tha Siljanovska.

“Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska.

Ajo kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse sipas saj, numrat nuk janë në dobi të Qeverisë aktuale dhe se qytetarët sipas saj meritojnë ndryshime. 

“Ndryshimi do të vjen së shpejti” tha mes tjerash ajo.

MICKOVSKI: DUAM ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij kërkon matjen e fuqive në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në pyetjen e Portalb.mk se “pse sju votuan shqiptarët, ku gabuat me ata?”drejtuar atij dhe Siljanovskes, ata nuk ishte konkretë në përgjigjen e tyre.

Ai tha se profesoresha Gordana Siljanovska humbi sot si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.

“Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskit Stevo. Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar”tha Mickoski.

Ai tha se kjo qeveri e Zaevit, është e vetëdijshme se është e kaluar dhe do të rrëzohet.

“Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe t;i këtë e di Zaev. Por, kjo do të rëndoj edhe Pendarovskit Stevo.

Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar”, shtoj më tej Mickoski.

LEXO: Numërimi i votave nga KSHZ, fitoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 
LEXO: Pendarovski: Do të jem president prej të cilit nuk do të turpëroheni
LEXO: Ahmeti: Pendarovskit i uroj sukses, të bëj detyrën sipas parimit të konsensualitetit
LEXO: Alternativa: Këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlera perëndimore
LEXO: LSDM fitoi edhe në komunat Ohër dhe Novosellë
LEXO: MBP: Procesi zgjedhor kaloi qetë, tre raste u vërtetuan për fotografim të fletëvotimit dhe një rast votim i organizuar
LEXO: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV
LEXO: U arrit censusi me daljen e votuesve deri në ora 18:30

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button