Ja çfarë tha kandidati për president të RMV-së, Stevo Pendarovski pasi votoi (VIDEO)

Kandidati për president të shtetit, Stevo Pendarovski pasi shfrytëzoi të drejtën e votës deklaroi se pret ditë zgjedhore të qetë dhe siç tha, fitore akoma më të bindshme në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Dita e sotme zgjedhore në rrethin e dytë zgjedhor filloi qetë. Unë sinqerisht shpresoj dhe besoj se kështu do të përfundojë. Në këtë mënyrë ne do të tregojmë se si shtet jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente, siç i takon një vendi që së shpejti pret t’i fillojë bisedimet për aderim në Bashkimin Evropian. Sa i përket rezultatit zgjedhor, pres fitore akoma më të bindshme në rrethin e dytë, për shkak se këto kategori të njerëzve, që kanë mbetur në shtëpi rrethin e parë apo ata që kanë votuar për kundër kandidatin Reka, i cili e përfundoi garën e tij zgjedhore në rrethin e parë, një pjesë e tyre pret se do të dalin në vendvotime”, deklaroi Pendarovski për mediat pasi që votoi në vendvotimin në Autokomandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button