Ja çfarë tha pasi votoi kryeministri, Zoran Zaev (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev, pasi realizoi të drejtën e tij të votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar se shpreson që zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të lëvizë me ritëm të shpejtuar krahë për krahë vendeve të zhvilluara, njofton Portalb.mk.

“Sot më e rëndësishme është që të kemi zgjedhje të suksesshme. Njëkohësisht, nga vendimi do të varet se në [farë drejtimi do të lëvizë shteti ynë. Unë besoj se do të lëvizim me ritëm të shpejtuar, të jemi krahë për krahë me botën e zhvilluar moderne. Pres që pas zgjedhjeve të vazhdojmë me projektet, proceset, zhvillimin dhe avancimin e kualitetit të jetës së qytetarëve”, tha Zaev.

I pyetur nga gazetarët se cilat janë opsionet e mundshme, nëse nuk arrihet censusi për zgjedhjen e presidentit, Zaev dha tre alternativa.

“Njëri ndër opsionet, nëse nuk ka konsensus, është që të organizohen shpejtë zgjedhje të reja presidenciale bashkë me parlamentar, e dy ta është në Kuvend që të largohet censusi dhe të shkohet në zgjedhje, ndërkaq e treta është që të ndryshohet Kushtetuta dhe presidenti të zgjedhet në Kuvend”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button