Shkeljen e të drejtës së votës mund ta paraqisni në Komitetin e Helsinkit

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se zyra e tyre sot do të hapet gjatë tërë ditës që t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin lëndim të së drejtës zgjedhore gjatë Zgjedhjeve presidenciale, transmeton MIA. 

LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

“Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët vlerësojnë se e drejta e tyre zgjedhore është lënduar, ta paraqesin rastin në zyren e Komitetit, e cila gjendet në rr. “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup. Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te hapësirat tona, rastet e shkeljes të së drejtës zgjedhore mund t’i paraqesin edhe përmes numrit të telefonit 02-3119-073. Krahas paraqitjes personale dhe me telefon, është mundësuar edhe paraqitje përmes e-postës në [email protected]. Paraqitjet përmes e-postës duhet të përmbajnë elaborim të shkurtë për shkeljen e kryer, lokacionin (njësia zgjedhore dhe numri i vendvotimit) dhe kohën e kryerjes së shkeljes të së drejtës zgjedhore”, kumtoi Komiteti i Helsinkit.

Qytetarët mund t’i parashtrojnë paraqitjet, duke i dhënë të dhënat e tyre personale ose në mënyrë anonime. Të gjitha paraqitjet deri te Komiteti do të hetohen në mënyrë shtesë, me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre. Komiteti i Helsinkit njofton edhe se i garanton sekretin dhe moslëndimin e të dhënave personale dhe ato nuk do të publikohen pa leje paraprake nga qytetarët që e kanë paraqitur lëndimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button