Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Zgjedhjet e gjashta presidenciale mbahen në 3,480 vendvotime në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në 32 jashtë vendit. Sot mbahet rrethi i dytë ku garon kandidati i LSDM-së dhe koalcionit Stevo Pendarovski dhe e VMRO-DPMNE-së dhe koaliconit, Gordana Siljanovska Davkova, njofton Portalb.mk.

Kandidati i Social Demokratëve, Stevo Pendarovski mezi fitoi rrethin e parë me 42.81 për qind të votave totale: kundërshtarja e tij kryesore, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE mori 42.25 për qind, një diferencë me vetëm 4.2480 vota. Kjo është diferenca më e ngushtë mes dy kandidatëve që shkojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Vota të pavlefshme kishte 32.828 apo 4,34%.

Sipas ligjit, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota, njofton Portalb.mk.
LEXO: Presidencialet në RMV, ky është numri i votave që duhet një kandidat t’i merr për të fituar që në rrethin e parë

Një burim shqetësimi është sot rrethi i dytë do të arrijë pjesëmarrjen minimale të votuesve, që rezultatet të jenë të vlefshme. Ligji dikton se të paktën 40 për qind e elektoratit prej 1,8 milionësh duhet të votojë. Rrethi i parë, i mbajtur më 21 prill, kishte një pjesëmarrje prej 41.67 për qind, pak më lart se pragu.
Më kryesorja është që të arrihet pjesëmarrja minimale prej 40 për qind e votuesve. Nëse kjo nuk ndodh, procesi zgjedhor duhet të nisë nga fillimi, duke i hapur rrugën një krizë tjetër politike.
LEXO: Nëse më 5 maj s’ka census, zgjedhjet e dyta presidenciale në RMV shpallen në gusht

Votat e shqiptarëve

Kandidati i tretë, Blerim Reka, i cili është shqiptar, përfundoi rrethin e parë me 10.6 për qind të votave. Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë së Veriut dhe kuptohet se shumica e votave të Rekës ishin të shqiptarëve. Andaj, rezultai përfundimtar do të vëndoset nga votuesit shqiptarë, analizon Global Voices.
LEXO: Ja si kanë votuar komunat me shumicë shqiptare në zgjedhjet presidenciale

Vendvotimet janë hapur në kohë, ndërsa votimi vijon pa probleme në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, konfirmoi për MIA-n, zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lupka Guguçevska.

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës shtatë deri në orën 19. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët deri në atë moment ndodhen në objektin ku votohet.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit brenda vendit, personat të cilët janë në arrest shtëpiak dhe personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.
LEXO: Votimi në diasporë: Dalja më e lartë në Bruksel, Pragë e Sarajevë

KSHZ-ja rezultatet e para të votimit të cilat i ka marrë në formë elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet nga procesverbalet e KKZ-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.
LEXO: Maqedoni e Veriut, kush mund të votojë sot?

Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në karrigen e presidentit janë ulur katër presidentë. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe presidenti aktual Gjorge Ivanov funksiononin e presidentit e kanë kryer në dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë pasur Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.

Skenaret e zgjedhjeve

Skenaret e zgjedhjeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button