Trotuari i sapo ndërtuar në Komunën e Tearcës ka filluar të rrënohet

Trotuari në territorin e Komunës së Tearcës, përgjatë rrugës magjistrale Tetovë – Jazhincë, konkretisht në fshatin Sllatinë, ndonëse i ndërtuar vetëm para gjashtë muajsh, ka rënë në disa pjesë, njofton Portalb.mk.

Vendi ku eshte prishur trotuari
Vendi ku eshte prishur trotuari

Ky trotuar i cili kalon në 8 fshatrat e Komunës së Tearcës (nga Neproshteni deri në fshatin Dobrosht), mundëson lëvizjen e banorëve përgjatë rrugës kryesore e cila i çon ata në qytetin e Tetovës dhe deri në kufirin me Kosovën. I njëjti filloi të ndërtohet në vitin 2013, ndërsa punimet gjatë viteve janë bërë me ndërprerje.

Trotuari konkret që gjendet në fshatin Sllatinë, ende pa përfunduar punimet ka filluar të rënohet.

Trotuari i sapo ndërtuar në Komunën e Tearcës ka filluar të rrënohet
Trotuari i sapo ndërtuar në Komunën e Tearcës ka filluar të rrënohet

“Konkretisht jemi në fazën përfundimtare në ndërtimin e trotuarit në gjatësi prej 4 km nga hyrja e fshatit Sllatinë deri në dalje të fshatit Neproshten, pjesë e cila do ta bëj më të sigurtë lëvizjen e këmbësoreve në mes të fshatrave të Komunës së Tearcës! I gjithë investimi është i Komunës së Tearcës ndërsa punët ndërtimore i kryen Kompania Urban Plan, të cilës i jemi mirënjohës për korrektësinë dhe seriozitetin e treguar gjatë fazave ndërtimore”, thuhet në një postim të kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asanit më 20 prill të këtij viti.

Por, sipas Kompanisë Urban Plan, ata nuk e kanë ndërtuar këtë pjesë të trotuarit që është prishur, por vetëm pjesën e fshatrave Sllatinë-Neproshten.

Nuk dihet cila kompani e ka ndërtuar këtë pjesë që është rrënuar. Portalb.mk pret prononcim nga komuna ndërsa në vendndërtim s’ka tabelë informative.

Kryetari i Komunës, Isen Asani, në prill të vitit 2019 njoftoi se ky projekt (për 8 fshatra nga Neproshteni deri në Dobrosht) është në fazën përfundimtare.

Redaksia e Portalb.mk po pret përgjigje nga Komuna e Tearcës në lidhje me arsyet e shkatërrimit të trotuarit të sapondërtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button