Komisioni për antikorrupsion ka hapur dy procedura ndaj Hristijan Mickovskit

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në gjurmët e Komisionit kundër korrupsionit i cili ka hapur dy procedura ndaj tij, transmeton Alsat M.

Njëra është për koncesionin e tokës shtetërore prej 33 mijë metrave katrorë, ndërtim të hidrocentraleve dhe koncesion për shfrytëzim të ujit që e ka marrë kompania “Energotek SHPK Shkup, që është në pronësi të Mickoskit, por edhe të një ish zyrtarit të lartë të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Anti- korrupsioni do të hetojë nëse ka pasur shkelje të ligjit kur njëkohësisht Mickoski ka qenë drejtor në ELEM dhe këshilltar i ish kryeministrit Gruevski për energjetikë. Hetimet zhvillohen në bazë të informacionit të arritur nga zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Indiciet kanë të bëjnë me atë se në periudhën e ndarjes së koncesioneve dhe parcelave ata janë si pronarë të komapnisë. Njëkohësisht Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Gruevskit dhe drejtor në ELEM”, tha Sofka Dojçinovska, anëtare e KSHPK.

Nga VMRO-DPMNE-ja menjëherë dolën me reagim dhe u shprehën se e mbështesin Komisionin antikorrupsion që të udhëheqë hetimin deri në fund. Por, kërkuan që të hetohen edhe prona e kryeministrit Zoran Zaev, zv/kryeministrit Koço Angjushev dhe zyrtarëve tjerë të lartë të LSDM-së. Partia opozitare e korrigjoi Komisionin antikorrupsion se në kohën kur Mickoski ishte drejtor në ELEM nuk ishte kryeministër Gruevski, por ai teknik Emill Dimitriev, e më pas edhe kryeministri aktual Zoran Zaev.

“Nëse nuk do të ishte dita e fundit e fushatës dhe nëse Zaevi nuk do t’i abuzonte institucionet për një marketing të këtillë qesharak politik me qëllim që të mbulojë disfatën do të ftojnë prokurorinë e përgjumur që të nisë procedure kundër Zoran Zaevit për vepër penale parandalimin e hetimit për dy funksionarë të tij për çka ekziston edhe pranim publik nga kryeministri”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Komisioni antikorrupsion vendosi se do kërkojë nga ELEM-i që të rishqyrtohet punësimi i djalit të Tahir Hanit, zëvendës-sekretar i përgjithshëm në Qeveri. Sipas Antikorrupsionit, në këtë rast ka indikacione serioze të nepotizmit.

“Personi përgjegjës nga ELEM-i të shqyrtojë nevojën e angazhimit të personit përmes agjencisë për punësim të përkohshëm meqë personi e ka angazhuar në vendin e sistematizuar të punës, për të cilin duhet të zbatohet procedura e plotë për punësim”,pohoi Biljana Ivanovska, kryetar i KSHPK.

LEXO: Komisioni për Antikorrupsion i refuzoi ankesat e VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button