Indi, nga cikloni Fani evakuohen mbi një milion persona

Cikloni Fani të premten në mëngjes ka arritur në hapësirën e shtetit indian Odisha, ku paraprakishtë u evakuan më shumë se një milion persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale janë në gatishmëri, ndërsa ekipet për katastrofa janë shpërndarë në disa lokacione, meqë pritet që ndikimin e ciklonit Feni ka ndjejnë 14 qarqe.

Prabhat Ranjan Mohapatra, nëpunës i Zyrës speciale për ndihmë në Odisha, tha se mbi një milion njerëz janë zhvendosur në lokacion të sigurtë në shtet dhe se procesi i evakuimit ka përfunduar me kohë.

Bëhet e ditur se goditjet e erërave me shpejtësi prej 170 deri në 180 kilometra në orë, të cilat në momente do të arrijnë edhe 200 kilometra në orë.

Sipas Philip Klotzbach nga Universiteti Shtetëror i Kolorados, Fani është cikloni më i fortë në periudhën e hershme në veri të Oqeanit Indian, që nga cikloni i Nargis në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button