Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit

Tashmë gati pesë muaj, të gjitha pyetjet lidhur me problemet e Kodrës së Diellit marrin të njejtën përgjigje: “pritet analiza e ELEM për Kodrën e Diellit”, megjithatë tenderi për të njejtën ende nuk është shpallur. Nga ana tjetër nga ELEM TURS thonë se procedura e hapjes së tenderit është para përfundimit, transmeton Portalb.mk.

“Procedurat për shpalljen e pritur për analizë financiare,dhe studimit të fizibilitetit për Kodrën e Diellit është para përfundimit. Për momentin bëhën korrigjimet përfundimtare, të aspektit teknik. Shpallja do ndodh ditët në vijim”, thonë nga ELEM TURS.

Hapja e këtij tenderi po shtyhet muaj pas muaji. Nga ELEM TURS thonë se arsyeja për këtë është koha e nevojshme për të dy shpalljet, studimin e fizibilitetit dhe analiza financiare.

“Ka marrë kohë,për arsye se faktikisht behën dy shpallje: për analizë financiare të Kodrës së Diellit dhe studimi i fizibilitetit (sipas ligjit për partneritet privato-publik)”, thonë nga ELEM TURS.

Ndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit, megjithatë asgjë deri sot nuk është ndërmarrë. Një ndër to është dhe teleferiku me gjashtë ulëse, i cili vazhdimisht është premtuar, por ende nuk është përfunduar. “Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.

LEXO: ELEM TURS shpreson që deri në fund të muajit të përfundojë procedura e hapjes së tenderit për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Analiza për Kodrën e Diellit, ELEM TURS nuk e ka hapur ende tenderin e premtuar për në muajin mars
LEXO: Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km
LEXO: Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it
LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button