Mançevski: Reformat në administratën publike qytetarët do t’i ndjejnë në fund të vitit 2019

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), Damjan Mançevski, thotë se qytetarët do t’i ndjejnë reformat në administratën publike që nga fundi i vitit 2019-të, pasi që deri më tani ka qenë faza e analizave, njofton Portalb.mk.

“Rezultatet e dukshme, qytetarët do t’i shohin nga fundi i vitit 2019-të, të presim se çfarë do të thuhet në raportin e Komisionit Evropian. Vjet kemi pasur raport të mirë, sivjet të shohim. Tani jemi në proces të rioriganizimit të tërë sistemit, rregullimin e gabimeve sistematike të cilat janë bërë me dekada dhe me këto asnjëherë askush nuk është marrë”, tha Mançevski.

Ai kërkoi mbështetjen edhe të opozitës, me qëllim që reformat të bëhen me konsensus të përgjithshëm.

“Tani po përpiqemi, me mbështetje të SIGMA-s dhe Bashkimit Evropian, por patjetër do të na duhet edhe mbështetja e opozitës. Nëse duam që të jetë i suksesshëm ky proces, ne patjetër duhet që të ndërtojmë konsensus të përgjithshëm, do t’i shohim edhe qëndrimet e tyre, nëse atë që e flasin publikisht do ta përkrahin edhe kur të vijnë në radhë ligjet. Pasi që siç shihni edhe në reformat gjyqësore, publikisht thonë për po, ndërkaq në praktikë i bllokojnë, njëjtë është situata edhe në media, pra me të vërtetë të gjithë publikisht duhet të dalim”, shtoi Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button