Nisma “5 deri në 12” kërkon nga BE të ndërmjetësojë në avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta

Iniciativa qytetare “5 në 12” sot, në selinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, parashtroi kërkesë për ndërmjetësim, për të promovuar të drejtat e personave me nevoja të veçanta, siç janë ndryshimet të Kushtetutës, ndryshime në Ligjin për shëndetësi, në Ligjin për arsim, hapje të institucionit Avokat i popullit për personat me nevoja të veçanta, si dhe pjesëmarrje më proaktive të grupeve të synuara në politikë dhe në përgjithësi të gjitha sferat e jetës shoqërore, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e iniciativës thonë se dy vjet më parë ata kanë paraqitur kërkesë te Qeveria dhe institucionet për promovimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta.

“Para dy vitesh kemi paraqitur kërkesë te Qeveria dhe institucionet. Kemi kërkuar krijimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, qendra rehabilitimi për fëmijët me shkallë të ndryshme të pengesave. Ndër kërkesat tona ka qenë edhe krijimi i institucionit Avokat i Popullit sipas modelit në Kroaci, që do të jetë institucion për njerëzit me nevoja të veçanta, për t’i përfaqësuar dhe përmirësuar të drejtat e tyre”,  tha përfaqësuesi i iniciativës Suaret Alishan.

Ai thotë se kanë kërkuar që të rregullohet edhe kufiri i moshës për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët sipas Konventës Ndërkombëtare janë fëmijë deri në moshën 18 vjeçe, por, siç u theksua në sistemin tonë të mbrojtjes sociale si fëmijë trajtohen deri në moshën 26 vjeçe, ndërsa me 18 vjet ata votojnë.

“Një nga kërkesat tona ishte edhe krijimi i një organi të pavarur që do të shqyrtojë dhe monitorojë zbatimin e kërkesave të cilat ne si iniciativë i kemi bërë deri tani. Kaluan dy vjet, ndërsa ne si iniciativë qytetare s’kemi realizuar asnjë nga këto kërkesa”, thotë Alishan.

Siç tha, nga BE kërkojnë të jetë ndërmjetës dhe urë që do t’i bashkojë “5 në 12” dhe institucionet, të cilat, sipas tij, nuk i zbatojnë plotësisht dokumentet e ratifikuara.

Ai vuri në dukje se iniciativa “Pesë në 12” numëron 100,000 përkrahës dhe aktivistë, si dhe 30 organizata joqeveritare aktive në rrjetin e Iniciativës.

Alishan thotë se për momentin nuk planifikojnë të kthehen me tenda para Kuvendit, ashtu siç bënë dy vjet më parë, por që do të veprojnë në mënyra të ndryshme.

“Ne si presona me pengesa nuk gëzojmë lehtësitë këtu dhe nëse nevojitet do të kërkojmë azil në disa nga vendet evropiane. Qeveria ka vullnet për të përmirësuar gjërat, por ne kemi problem me institucionet e sistemit”, thotë ai.

Sipas tij, Ministria e punës dhe politikës sociale nuk i merr fare parasysh kërkesat e personave me pengesa. Pohon se kanë pasur takim me ta të martën, por se kërkesat e tyre nuk janë kuptuar.

Nisma “5 në 12” lufton për avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta. Kampin e parë që ata e vendosën më 20 prill 2017, në parkun përballë Kuvendit dhe aty kanë qëndruar persona me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre nga Shkupi dhe Shtipi dhe ashtu deshën të tërheqin vëmendjen e institucioneve për të zgjidhur problemet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button