Ringjallja e së keqes?!

Piktori i famshëm Pablo Picasso, i tronditur nga vuajtjet kolektive të fashizmit gjermano-spanjoll, hapi një ekspozitë të pikturave në Parisin e okupuar. Një gjeneral gjerman ishte përqëndruar në pikturën “Gernika”, ku vëreheshin traumat e miliona njerëzve të pafajshëm pas bombardimeve gjermane. Dukshëm i nervozuar, me ton të lartë iu drejtua Pikasos: “Këtë ju e keni bërë”? “Jo unë, por ju”- ia ktheu Pikaso.

Edhe vendi ynë pas rënies së regjimit të fundit i ngjante Hiroshimës pas bombardimit atomike, por kataklizma e tillë shumë shpejt u shkri  nga amnezia jonë akoma më e shpejtë. Por, në të njëjtën kohë, këtu erërat politike permanent na i ndryshonin tabelat rrugore duke na humbur kohë e energji. Në shtet ende ka gjurmë të rrënojave, tymosje dhe rënkime, kurse fatkeqësia paralajmëron ringjallje. Dorën në zemër, asaj i ndihmojnë edhe ato segmente të pushtetit qendror e lokal me gabime të cilat lehtë fshijnë perceptimin ndërmjet të mirës dhe të keqes. Disa prej tyre gjithë kohën na çojnë përgjatë rrugëve përmes të cilave Sizifi ka kaluar me gurin e tij. Ose, me mendjemadhësinë e tyre, i ngjajnë maces me emrin Herkulit, e cila para pasqyrës iluzive vetja i dukej se është tigër. Kurse ne duhet të dimë se pushteti është shumë më iluzor se pasqyra iluzive. Të tillë që lëpinin kudo para zgjedhjeve të kaluara, pas tyre pështyen mbi premtimet e veta. E ani do të duhet të pështyjnë përpara pasqyrës.

Është koha që pushteti të fillon ta trajton veten si një argat i paguar i qytetarëve dhe të vetëdijesohet se çdo azdisim nervozon pronarin. Ai duhet të jetojë dhe frymojë me problemet e qytetarit, jo vetëm për arsye të mbijetesës së vet, por për shkak të diçkaje shumë më të lartësuar. Pushteti duhet të bëjë fushatë duke ofruar projekte konkrete zhvillimore për çdo individ apo kompani që dëshiron të investojë diçka. E jo me vite të tëra t’i malltretojë njerëzit nëpër labirintet burokratike të çfarëdo ministrive. Ekspertët e investimeve thonë se, për të pasur zhvillimin, pushteti duhet të ketë një ofertë publike me kushte dhe sugjerime për individë e kompani të vogla, gjë që nuk kushton shumë, kurse efektet janë të shpejta.

Zgjedhjet

Realisht, për herë të parë te ne kemi zgjedhje evropiane, pa kërcënime, pa shantazhe, pa lista të administratorëve, pa presione, pa inspektime dhe kontrollime teknike. Akoma janë të freskëta kujtimet e thasëve, hendeqeve, kapjen për veshë, MVRO … Pësuan media, gazetarë, kompani, individë dhe familje. Akoma janë të freskëta sulmet e finguara mbi fëmijët nëpër autobusë, me të vetmin qëllim mbajtjen e urrejtjes në kondicion që e njëjta të shërbejë si turbinë në makinën kriminale. Akoma janë të freskëta diskreditimet publike të personaliteteve të shumta, vetëm për shkak se ata mendonin me kokën e tyre. Por, ne akoma vazhdojmë të dëshmojmë se jemi një shoqëri që vuan nga amnezia kronike, ose dëshirën për hakmarrje e kemi shumë të shpejtë. Dhe pas kaq shumë vitesh, assesi nuk mund të mësojmë mësimin se më shumë premtojnë ata që nuk dinë asgjë për të realizuar. Por realisht, përtej aktrimit të gëzimit nga “fitorja”, në këto zgjedhje, sërish të gjitha subjektet kryesore morën kartë të verdhë. LSDM për shkak të efikasitetit të pamjaftueshëm. VMRO për shkak të mos shkëputjes nga e kaluara kriminale. BDI për shumë gjëra. Aleanca e Shqiptarëve për shkak të shterpësisë dhe nacionalizmit bosh.

Për këtë arsye, Zaevi që qe bë kryeministër me kokë në qese dhe bëri hapa spektakolar për dalje nga izolimi ndërkombëtar,  duhet të bëjë një prerje të thellë kirurgjikale në rrethin e tij, duke filluar nga kredibiliteti i secilit në ekipin e tij. Nevojiten njerëz me vizion të qartë zhvillimi dhe reforma. Vetëm ashtu do t’i kthehet mbështetja. Gjithashtu, edhe ekipi për marrëdhënie me publikun duhet të forcohet me profesionistë të vërtetë, sepse vetëm reklamat e mira mund të shesin produkte të mira. E gjithë kjo me qëllim që të ndihmohet procesi dhe të mos kthehemi përsëri te ferri. Sepse njerëzit sërish do të mashtrohen gjoja se djalli do t’u sjell drejtësi, edhe pse çdokush e dinë se ai që është deri në fyt është në padrejtësi, nuk mund të sjellë drejtësi. Dhe duhet të kuptojmë se “fitorja mbi Maqedoninë e Veriut” mund të jetë një humbje historike për çfarëdo qoftë Maqedonie.

“Vritni” nepotistët!

Punësimet partiake dhe familjare ka qenë një dukuri e zakonshme që nga pavarësia e deri më tani. Kurse në pushtetin e kaluar ato u transformuan në pushtet të organizuar familjar. Por, atëherë askush nuk guxonte ta përmendte atë se “atyre nuk u interesonte politika”, por vetëm muzika. Por, përfundimisht është koha që të instalohet sistem meritokratik ku do të përjashtohet faktori njerëzor në përzgjedhjen dhe avancimin e kuadrove. Ajo në mënyrë automatike do ta përmirësojë edhe procesin arsimor, sepse dija do të bëhej kriteri kryesor. Kurse kështu, disa njerëz do të pendohen se xhaxhallarët e tyre u bënë të ndjerë para se t’i vendosnin në ndonjë kompani shtetërore me reputacion. Shumë prej tyre e kanë tepruar dhe tani do duhet të kalojnë nga një makinë “Dizel” në një makinë me avull. Duhet ta kuptojmë se nuk ka progres pa njerëz të aftë, sepse të paaftët në shumicë kanë aftësi për të paaftësuar edhe të aftët.

E çfarë me UE-në?

Për shkak të zgjedhjeve, kaloi nën hijen deklarata e Mogerinit se Ballkani Perëndimor gjeografikisht i takon Evropës dhe se “integrimi” është një rrjedhë e natyrshme dhe se çdo vonesë i ushqen nacionalizmit dhe destabilizimet. Ditë më parë në Berlin u ulën përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës, por edhe të rajonit të këtushëm, para Merkelit dhe Makronit, e cila u paralajmërua si bashkëpunim rajonal. Megjithatë, ajo sugjeron një format të ri të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës, diametralisht të ndryshme nga takimet te Mogerini (të mbështetura edhe nga amerikanët). Boni dhe Parisi frikësohen se ndryshimi i kufijve mund ta ndezë të gjithë rajonin. Gjithashtu pritet, që procesi i ardhshëm “Bërdo- Kranj” të miratojë një dokument ku parashihet që Ballkani Perëndimor si problem gjeopolitik të integrohet me një ritëm më të shpejtë dhe se procesi i ngadalësimit do t’i ushqente nacionalistët të cilët flasin për kufij të rinj dhe luftëra. Se situata nuk është rozë flasin edhe vetë sondazhet në UE për zgjedhjet evropiane, ku dukshëm forcohen populistët dhe e djathta ekstreme. Dhe nuk është rastësi që kryeministri slloven Marjan Sharets situatën aktuale në Evropë e krahason me atë të përpara Luftës së Dytë Botërore.

Kontribut në këtë drejtim japin edhe nacionalistët e këtushëm  me verbërinë “pushtet, këtu dhe tani” duke mos parë se ndezin zjarr mbi platformën e rezervuarit të benzinës. Me refrene turbo-folk etnike përhapin urrejtje, kurse me lojën mendjelehtë të quajtur “revizioni  prespan” vetëm se djallit i ndërtojnë një kullë të lartë nga majat e së cilës fqinjësia quhet tradhti, demokracia shkretim dhe bashkëjetesa e keqja më e madhe! Ata na bindin se vetëm me forcat e errëta arrihet deri te drita. Se urrejtja është oferta më e mirë. Nuk duhet të gjunjëzohemi para djallit, sepse do të na shkelë. Ne mund të themi se nuk kemi kohë për budallenjtë, megjithatë ata kanë shumë kohë për ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button