Izrael, nderohen hebrenjtë e vrarë në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

Izraeli ka filluar periudhën 24-orëshe që shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar 6 milionë hebrenjtë e vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Top Channel. 

Përkujtimi filloi në perëndim të diellit, me ceremoninë kryesore në Qendrën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit “Yad Vashem”, në Jeruzalem.

Përkujtimet e këtij viti organizohen pas sulmeve fetare në rritje në mbarë botën, duke përfshirë edhe të shtënat në një sinagogë në Kaliforni më 27 prill, ku u vra një person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se, të shtënat në sinagogën e Kalifornisë “na sjellin sërish në vëmendje rritjen e antisemitizmit”.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin ka paralajmëruar për rritjen e antisemitizmit në Europë, duke thënë se “kjo ndjenjë po ngre edhe njëherë kokën duke nxitur valë emigrimi”.

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, kafenetë janë të mbyllura dhe stacionet radiotelevizive transmetojnë dokumentarë për Holokaustin dhe intervista me të mbijetuarit.

Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjve, vrasje kjo e organizuar partia naziste e udhëheqësit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri në vitin 1945. Gati 7 në çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Europë është vrarë gjatë kësaj kohe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button