BE: Shtypi i lirë vendimtar për demokracinë

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar rolin thelbësor të shtypit të lirë në prag të 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ne festojmë rolin thelbësor të shtypit të lirë jo vetëm si një transportues i një lajmi të besueshëm dhe të saktë, por edhe si një shtyllë e demokracisë”, tha në një njoftim me shkrim Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së.

Mogherini tha se shtypi i lirë dhe liria e shprehjes janë thelbësore për demokracinë.

Ajo po ashtu theksoi potencialin e mediave për të mbështetur demokracinë, paqen dhe pajtimin.

“BE-ja punon për të bllokuar përhapjen e dezinformimit që nxit urrejtjen, ndarjen dhe mosbesimin në demokraci”, shtoi Mogherini.

Siç theksoi ajo, BE-ja është e vendosur në zhvillimin e gazetarisë cilësore në mbarë botën duke mbrojtur shtypin dhe lirinë e mediave.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe më 3 maj shënohet çdo vit në mbarë botën.

Këtë vit, shënimi i 26-të i kësaj dite bashkë-organizohet nga UNESCO, Komisioni i Unionit Afrikan dhe Qeveria e Etiopisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button