Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi edhe njëherë për vizat, ku tha se kësaj here Gjermania e ka thënë një “po” të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, njofton Koha.net.

Ai, siç raporton Ksp, këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë edhe rrugës deri në takim i ka thënë se kanë qëndrim për viza, që është një “po”.

Përndryshe, qeveria ka formuar një grup punues për bashkëpunim të ministrisë së punëve të brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button