Një gjykatës i Gjykatës Administrative po hetohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, qytetar i Maqedonisë, gjykatës i Gjykatës Administrative, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari, në periudhën prej 10.09.2018 deri më 24.01.2019 ai e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe autorizimin dhe i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij duke ndërmarrë veprime që nuk duhet t’i ndërmarrë, si dhe mos ndërmarrjen e veprimeve që ka qenë i detyruar t’i ndërmarrë, nga ku ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim” sipas nenit 353, paragrafi 5  në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Personi i dyshuar, më parë si avokat ka ndërmarrë veprime dhe i ka përfaqësuar interesat sipas kërkesës për denacionalizim të dy personave,  paraprijësit të së cilit i është caktuar dhe paguar kompensim për tokën që ka qenë lëndë e kërkesës për denacionalizim. Në ndërkohë, i dyshuari është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Administrative. Në shtator të vitit 2018 për lëndën e denacionalizimit ka vepruar si avokat, te Gjykata Administrative është dërguar padi, ndërsa ai e ka marrë punën. Duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimin e tij, edhe pse e ka ditur se si përfaqësues – avokatë i paditësve nuk mund të veprojë dhe është i detyruar të jep dorëheqje nga veprimi në lidhje me padinë, ai nuk e ka ndërprerë punën në lëndë dhe nuk e ka njoftuar kryetarin e Gjykatës Administrative. Duke vepruar me lëndën, edhe pse padia e dorëzuar ka qenë e dorëzuar në mënyrë jo të rregullt, nuk e ka ftuar paditësin t’i mënjanojë mangësitë, as e ka hedhur, por ka vazhduar të veprojë dhe ka mundësuar që Prokuroria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si palë e interesuar të kyçet në kontestin administror dhe të ndërmarrë masa dhe mjete juridike për mbrojtje juridike të së drejtave dhe interesave pronësore të Maqedonisë së Veriut.

Si kryetari i Këshillit, i dyshuari, ka marrë pjesë në miratimin e aktvendimit me të cilin në kundërshtim me dispozitat e ligjeve, pasurinë e patundshme – toka e pa ndërtuar ndërtimore në Strugë, është kthyer në pronësi private të kërkuesve. Njëkohësisht kjo pasuri e patundshme me sipërfaqe prej 171 metër katror që paraqet bregdet publik dhe nuk guxon të kthehet në pronësi private, ka përcaktuar kompensim në shumë prej 119.700.00 denarë në llojin e obliguesve të denacionalizimit. Me vetëdije dhe qëllim ka mundësuar mbrojtje të së drejtave pronësore dhe interesa të RMV-së, kopje të aktvendimit, edhe pse është e detyrueshme për shkak të drejtës së ankesës, nuk është dorëzuar deri te Prokuroria shtetërore dhe me nënshkrimin e tij, i dyshuari, ka mundësuar fuqi të vendimit.  Me veprimet e tilla kërkuesve u ka mundësuar që përmes regjistrimit patundshmërive të kthyera në librat publik të patundshmërive në Agjencinë për Kadastra të patundshmërive, në kundërshtim me ligjet të përfitojnë dobi pronësore – sipërfaqe prej 1958. 49 metër katror me vlerën e miratuar të tregut prej 12.044.713.00 denarë dhe pronësi në kundërshtim me ligjet në llojin e obligatorëve në vlerë prej 119.700.00 denarë, gjegjësisht dobi pronësore në shumë prej 12.164.413.00 denarë në dëm të pronësisë dhe interesave të RMV-së.

Duke i vlerësuar kushtet e plotësuara, prokurori kompetent publik, deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button