Zaevi dha dorëheqje nga trupi për reforma të gjyqësorit ku nuk bëri asgjë

S’ka shpjegim zyrtar nga kryeministri Zoran Zaev dhe Qeveria përse ai ka vendosur të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të trupit për reforma të gjyqësorit, funksion të cilin ai e mori në mars të vitit të kaluar. Nga Qeveria thonë se këtë vendim nuk e ka marrë tani dhe se mbeten në atë që Zaev e tha para disa ditësh në një tribunë Kumanovë, se i ka qenë në krye të këtij trupi reformues derisa ai filloi të lëvizë dhe të funksionojë dhe se tash e tutje këtë trup do ta udhëheqë ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.

Nga formimi, në mars të vitit të kaluar deri në Vitin e Ri, trupi është takuar gjashtë herë, thonë për SAKAMDAKAZHAM.MK anëtarë të trupit. Nga Viti i Ri e këndej, as një herë. Thonë se nuk janë të kënaqur që propozimet e tyre për intervenimet reformuese në ligjet për gjyqësorin dhe prokurorinë nuk janë pranuar, transmeton Portalb.mk.

“Pothuaj asgjë nga propozimet tona që i japim për ndryshime legjislative nuk është pranuar. Politikanët dhe partitë në parlament i ndryshonin propozimet tona, nuk i pranonin dhe jepnin propozime të tyre”, thotë një zyrtar i lartë gjyqësor, anëtar i trupit i cili duhej të propozojë ndryshime urgjente legjislative, të cilat ndërlidhen me reformat thelbësore dhe prioritare që duhej të realizohen në gjyqësor dhe në prokurori.

Ata thonë që prova më e mirë për atë dhunë partiake ditore ndaj ligjeve për gjyqësorin është Ligji për prokurori publike, përkatësisht statusi i Prokurorisë speciale publike (PSP), që partitë e modelojnë sipas shabllonit të tyre, e jo “ashtu siç kërkojmë ne dhe bashkësia ndërkombëtare përmes Komisioni Evropian dhe Komisionit të Venedikut”.

Anëtarë të këtij trupi për reforma urgjente gjyqësore janë edhe kryetarët e Gjykatave themelore Shkupi 1 dhe 2, si gjykatat më të mëdha, kryetarët e katër Gjykatave të apelit, Prokurori i përgjithshëm publik, Prokurori për krim të organizuar, Prokurorja speciale, Kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Avokati i Popullit … nga Gjykata Supreme në vend të Jovo Vangellovskit është një tjetër gjyqtar përfaqësues, ndërsa anëtarë s’ka qenë as tani ish kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski për shkak se aty ka qenë një përfaqësues tjetër.

Më parë, në Ministrinë e drejtësisë shkurt ka ekzistuar një trup i tillë reformues, i kryesuar nga ministri i atëhershëm i drejtësisë Bilen Saliji dhe ai përbëhej nga ekspertë të cilët i kishin të njëjtat vërejtje si anëtarët e tanishëm të cilët aty janë kryesisht sipas funksionit.  Profesorët dhe ekspertët e pastaj një nga një dhanë dorëheqje, duke akuzuar se ligjet nuk i bën trupi reformues, por se “ato bëhen në disa qendra të tjera të pushtetit.”

Një grup ekspertësh të udhëhequr nga gjermani Rajnhard Pribe, u angazhua nga Komisioni evropian, në vitin 2015, pas publikimit të “bombave” të opozitës, për të përgatitur analizë të situatës dhe për të dhënë rekomandime. Raporti u botua më 8 qershor 2015, ndërsa paraprakisht grupi pati tre vizita në Maqedoni në prill dhe maj.

Në shkurt të këtij viti, kur e mori çmimin në Universitetin FON në Shkup, Pribe, autori i të ashtuquajturit. Prioritetet urgjente reformuese, nuk deshi të komentojë dinamikën me të cilën qeveria punon në zbatimin e tyre në pesë fushat kyçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button