Kryetari i KSHZ-së, Derkoski: Besoj se të dielën do të arrihet censusi

“Besoj se të dielën do të zgjedhet presidenti i shteti, do të arrihet censusi i nevojshëm dhe se do të kemi zgjedhje të pastra, si parakusht për shumë punë për të cilat përgatitet shteti”, kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Oliver Derkoski në konferencën e përbashkët me drejtorin e shtypshkronjës “Kiro Dandaro” sot në Manastir, transmeton Portalb.mk.

Për Listë Zgjedhore që u mbyll më 29 mars, janë regjistruar 1.808.131 votues, kurse që të arrihet censusi duhet të votojnë 723.253 votues.

LEXO: Edhe dy ditë fushatë, kandidatët apelojnë për dalje më të madhe në zgjedhje

Përndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në RMV do të mbahen më 5 maj 2019, ndërkaq në balotazh janë kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska dhe kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski.

Edhe këta të dytë presin arritje të censusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button