Kryeministri Zaev: Nga 1 korriku, paga minimale 13 mijë denarë

Duke uruar  “1 Majin” – Ditën e Punëtorëve, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Fejsbuk” ka deklaruar se nga 1 korrik 2019, paga minimale do të arrijë vlerën prej 13 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Biseduam me punëdhënësit dhe e di se do të kemi sukses. Qëllimi është që nga 1 korriku, paga minimale të bëhet 13.000 denarë. Ky do të jetë stimul i ri për pagat tjera në të gjitha vendet e punës në shtet”, tha Zaevi.

Nga ana tjetër, në marshin protestues, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka kërkuar që paga minimale të jetë 13.800 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button