Eurokomisionari Han: Koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së

Në shënimin e 15-vjetorit të Zgjerimit të BE-së, Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johanes Han sot ka thënë se ka ardhur koha për finalizimin e këtij projekti.

Sipas tij, ky projekt përmbyllet me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Sot festojmë 15 vjet zgjerim të BE-së, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet e përbashkëta dhe të vizionit të përbashkët: për ribashkimin e kontinentit evropian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë i vërtet dhe tani është koha të shohim përpara dhe të finalizojmë projektin historik të unifikimit evropian duke integruar Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se – me përpjekje të përbashkëta – kjo do të jetë një storie suksesi për të dyja palët”, ka thënë Han në një postim në Twitter, duke e përmbyllur me një moto: “BE-BP – më të fortë të bashkuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button