Lëvizja BESA: Do të vendosim bashkë me ASH për qëndrimin që do mbajmë në rrethin e dytë zgjedhor

Lëvizja BESA do të vendosë në lidhje me qëndrimin që do të mbajë në rrethin e dytë zgjedhor në koordinim me Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatin presidencial që ata mbështetën, Blerim Reka, njoftojnë nga Lëvizja BESA, transmeton Portalb.mk.

“Sa i takon raundit të dytë zgjedhor kryesia qendrore e Lëvizjes BESA e autorizoi kryetarin e saj Bilall Kasami që në koordinim me ASH dhe kandidatin për kryetar shteti  Blerim Reka të ndërtojnë qëndrim të përbashkët në lidhje me raundin e dytë zgjedhor që do mbahet me 5 maj e që do të bëhet i ditur për opinionin publik”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, pas analizës së bërë nga shtabi zgjedhor i udhëhequr nga nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, është konstatuar se edhe kundrejt vështirësive rezultati në rrethin e parë zgjedhor ka qenë i kënaqshëm.

“Fillimisht Lëvizja BESA i falenderon të gjithë ata që dhanë mbështetje të fuqishme për konceptin e kandidatit të vetëm shqiptar prof. Blerim Rekën, i cili mori mbi 80 mijë vota”, thuhet në kumtesë.

LEXO: Sela: Javën e ardhshme do të vendosim nëse do të mbështesim njërin nga kandidatët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button