Sot mbushen 7 vjet nga arrestimet për rastin Monstra

Sot mbushen 7 vjet që kur në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Sipas deklaratës nga ekipi i MPB-së së atëhershme të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Më 12 prill të vitit 2012-të, Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe peshkatari Borçe Stevkovski u gjetën pa shenja jete në Liqenin e Smillkovës, në rrethin e Shkupit.

Për rastin në fjalë, organet shtetërore zhvilluan aksion nën emrin e koduar “Monstra” dhe arrestuan dhjetëra shqiptarë, në mesin e të cilave kishte edhe gra.

Gjykata Penale e Shkupit, pas dy vitesh gjykim, i dënoi me burgim të përjetshëm Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Aziriin, Sami Lutën dhe dy të akuzuarit tjerë që janë në arrati Alil Demirin, dhe Afrim Ismailoviqin. Sejdi Rami u lirua, pasi që sipas Gjykatës, nuk kishte prova.

Rasti në fjalë ka shkaktuar bujë në madhe në opinion duke akuzuar pushtetin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së për inskenim të rastit. Për atë, me mijëra qytetarë, në mesin e të cilëve kishte dhe intelektualë një muaj me radhë dolën në protesta për të shprehur revoltën e tyre ndaj dënimit të bashkëqytetarëve të tyre, të cilët, sipas tyre, ishin të pafajshëm dhe se i tërë ky rast ishte konstruuar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë, të cilin atëkohë e udhëhiqte kushëriri i kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov.

Avokatët e të dënuarve me burg të përjetshëm, vazhdimisht kanë deklaruar se ky është rast i montuar politik dhe se pas këtij rasti fshihet pushteti i Nikolla Gruevskit.

LEXO MË SHUMË PËR DOSJEN MONSTRA KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button