Puç ushtarak në Venezuelë

Lideri i opozitës dhe i vetëshpallur president i Venezuelës, Juan Guaido, ka publikuar një video në internet, për atë që ai e quajti “faza finale” e planit të tij për ta rrëzuar Nicolas Maduron.

Në video të postuar në Twitter, ai shihet duke i bërë thirrje popullit dhe ushtrisë që ta mbështesin atë, në përpjekjet e tij për ta rrëzuar “uzurpimin” e Maduros, raporton The Guardian, transmeton Zëri.

Ai në video shihet i shoqëruar nga disa burra tjerë me uniforma ushtarake, dhe një udhëheqës tjetër të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili duhej të ishte nën arrest shtëpiak. Ai tha se ndodhet në bazën ajrore ushtarake në qytetin e Caracas.

“Forcat e armatosura kombëtare e kanë marrë vendimin e duhur, dhe ata llogarisin në mbështetjen e popullit të Venezuelës, mbështetjen e kushtetutës sonë, dhe garancinë se ata janë në anën e duhur të historisë” tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të informacionit së Venezuelës, Jorge Rodriges. Ai në rrjetin social Twitter, i cilësoi ata si një grup i vogël tradhtarësh.

“Ne e informojmë popullin e Venezuelës se një grup i vogël tradhtarësh të personelit ushtarak, po marrin pjesë në një puç kundër kushtetutës dhe paqes në republikë. Kjo përpjekje po mbështetet nga vrasësit e grupet ekstreme, të cilët paralajmëruan dhunë disa muaj më parë. Ne i bëjmë thirrje popullit për qetësi, në këtë kohë kur po mundohemi të mposhtim tentim puçin” shkroi në Twitter ministri i informacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button