Lideri i ISIS-it është shfaqur pas 5 vitesh (VIDEO)

Abu Bakr al-Baghdadi u shfaq në një video për herë të parë që prej korrikut të vitit 2014 dhe betohet se do të hakmerret për vdekjen e militanteve të tij, transmeton Top Channel.

Lideri i grupit Islamik dha predikimin e tij të fundit në Mosul, Irak, në korrik të vitit 2014. Nuk është shfaqur më që prej momentit që lajmëroj për ekzistencën e ISIS-it, rreth 5 vite më parë, në një video të publikuar në mbarë botën.

Abu Bakr al-Baghdadi shfaqet në këtë video propagandistike të publikuar sot nga ISIS.

47-vjeçari është i ulur këmbëkryq, me një kallashnikov i cili mbështet në mur, pranë krahut të tij të djathtë.

Në këtë video lideri është filmuar duke folur me 3 persona, imazhi i të cilëve është i paqartë dhe dëgjohet duke ju thënë: “Beteja për Baghouz ka përfunduar. Por nuk shfaqi egërsinë, brutalitetin dhe qëllimet e sëmura të krishterëve ndaj komunitetit mysliman”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button