Çolloviq-Leshoska e mori çmimin botëror Goldman për luftën kundër hidrocentraleve në Mavrovë

Në sajë të përpjekjeve dhe aktiviteteve të saj, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim disa vjet më parë e anuluan financimin e projekteve “Boshkov Most” dhe “Llukovo Pole”, që, ndër tjerash, e rrezikojnë habitatin e rrëqebullit të rrallë të Ballkanit. Ana Çolloviq-Leshoska do ta pranojë çmimin sot në një ceremoni të veçantë në Los Anxhelos, njofton SDK, transmeton Portalb.mk

Aktivistja dhe biologe Ana Çolloviq-Leshoska është një nga fituesit e këtij viti të çmimit prestigjioz Goldman, me të cilin nderohen luftëtarët për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Si themeluese e OJQ-së “Eko-svest” (“Eko-vetëdija”) Çolloviq-Leshoska e ka udhëhequr luftën shumëvjeçare kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve në kuadër të parkut kombëtar Mavrova, që, ndër tjerash, e rrezikojnë habitatin e rrëqebullit ballkanik, një specie e rrallë.

“Kam marrë më shumë kërcënime me vdekje dhe paralajmërime se do të burgosem. Disa media kanë sugjeruar se punoj për qeveri të huaja vetëm për shkak se lumenjtë që dëshironim t’i mbronim kalonin edhe nëpër Shqipëri”, thotë Çolloviq-Leshoska.

Në sajë të përpjekjeve dhe aktiviteteve të saj, Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim disa vjet më parë e anuluan financimin e projekteve “Boshkov Most” dhe “Lukovo Pole”.

“Njerëzit tani po bëhen më të vetëdijshëm për rreziqet e ndërtimit të hidrocentraleve, sepse efektet mbi mjedisin janë më të theksuara. Këto projekte e ndryshojnë klimën lokale, megjithatë, kompanitë e mëdha ende duan të ndërtojnë”, shtoi Çolloviq-Leshoska.

Si përfaqësuese e Evropës, ajo do ta pranojë çmimin e saj sot, në një ceremoni të veçantë në Los Anxhelos. Fituesit tjerë vijnë nga Liberia (Afrikë), Mongolia (Azi), Kili (Amerika e Jugut), Kanadaja (Amerika Veriore) dhe nga Ishujt Kuk (Oqeani).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button