Pendarovski nga Shtipi: Si president i ardhshëm do të inicioj vendosjen e dekoratës “Kiro Gligorov” dhe “Boris Trajkovski”

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Qendrën multimediale “Kiro Gligorov”, në Shtip paralajmëroi se si president i ardhshëm do të iniciojë vendosjen e dekoratës “Kiro Gligorov”, ndërkaq e cila do të ndahet për qytetarë me merita, të cilët, siç tha, dhanë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë e shtetit si dhe “Boris Trajkovski” për zhvillim të shoqërisë multikulturore demokratike, njofton Koha.mk.

“Politikat e Gligorovit  janë shembull, tregues se sa është me rëndësi për një shtet ta ruajë drejtimin e vërtetë të lëvizjes për të ardhmen e vet”, thotë Pendarovski.

“Trajkovski ishte kryetar i cili bashkonte, njeri i cili promovonte vlerat multikulturore dhe që besonte në Maqedoni demokratike në të cilën pa dallim të përcaktimit kombëtar e fetar mund të jetojnë njerëzit të lirë e të bashkuar, në një shoqëri demokratike” deklaroi Pendarovski nga Strumica.

Ai në kuadër të Qendrës multimediale, e vizitoi edhe shtëpinë përkujtimore të Kiro Gligorovit në të cilën ndodhen gjësende personale dhe çmime, që i ka marrë Gligorov si president i vendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button