Mësohet shkaku i aksidentit tragjik që i mori jetën lojtarit çek

Të dielën mbrëma ka ndodhur një aksident tragjik në Turqi, në të cilin është përfshirë minibusi që i bartte lojtarët e Alanyasporit teksa ktheheshin nga ndeshja kundër Kayserisporit.

Lojtari çek Josef Sural e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë futbollistë të tjerë kanë pësuar lëndime kur minibusi është rrotulluar në aksin rrugor Antalya-Alanya, pesë kilometra larg qytetit Dinek, transmeton Telegrafi.

Futbollistët kishin marrë një minibus privat për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa presidenti i klubit, Hasan Cavusoglu, ka shprehur pikëllimin e tij teksa e ka konfirmuar vdekjen e Sural.

Josef Sural vdiq si pasojë e lëndimeve (Foto: Matej Divizna/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi shoferin e autobusit e ka zënë gjumi duke vozitur, ndërkohë që edhe vozitësi i dytë ka qenë duke fjetur.

“Sipas informatave që i kamë marrë nga shefi jonë i policisë, edhe pse kanë qenë dy shoferë në automjet, që të dy kanë qenë duke fjetur”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button